E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra/Historia, pa zhurmues si akademyk-u

28-04-2011 / Nga Gëzim Peshkëpia

Nga Gëzim Peshkëpia
Anëtar i Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri

Shume here kur kam lexuar shkrimet tuajat, kam perftuar përherë e me shume pershtypjen se ju nuk mbani ere akademiku, por kam hezituar t’ju quaj profan. Mbas ketij shkrimi, ne shqip kësaj i thone se keni “rrjedhur”, duke ua kaluar edhe atyre komunistëve me fanatike tek ne. Ua thashe qe ne fillim kete pershtypje pa dashur te parodizoj Davidin e Goliatin. Kam hezituar te polemizoj me nje akademik mjekërosh, por kete radhe u detyrova kur shoh se keni kaluar çdo cak.
Turp, njëqind here turp! Ju fyeni e përdhosni kujtimin e deshmoreve te kombit, herë duke ironizuar e here kinse nuk po e kuptoni tamam ç’është. Ju habiteni se si “Nje popull i bëka gjenocid vetvetes” .
Kete pyetje nuk e ka shtruar kurrkush mes jush, qe doni te krijoni nje “ceshtje” nga nje hiç, nga nje fenomen inekzistent. Nga kush keni degjuar se populli i ka bere autogjenocid vetvetes? Nga kurrkush. Gjenocidi shqiptar eshte Sui Generis, dhe ja sepse: Ato statistika me te cilat ju luani me shprehje ironike janë shkruar ne gjak e vuajtje te pashembullta. Une qe ju drejtohem juve, jam miratuar nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise si Anëtar i Bordit shtate vetash te Institutit te Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit ne Shqipëri. Ky Institut u themelua me ligjin Nr. 10242, Date 25.02.2010 nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise pa jua marre doren juve. Promovimi i ketij Instituti u konsiderua perkujtim i masakres se Shkurtit 1951, ku u pushkatuan 22 intelektuale te pafajshem me nje gjyq qe u “zhvillua” nje dite pas pushkatimit te tyre. Ky akt përmban elementet e pastërt te gjenocidit ndaj nje grupi njerezish te pajisur me kulture perëndimore, kundershtare te sistemit çnjerezor komunist. Meqe përmendni rastin makabër te pushkatimit te nje aktoreje serbe ne Jugosllavine e Titos, une ju sjell per asocim ideje rastin e nji intelektualeje elitare shqiptare, ihtiologes Sabiha Kasimati. Ajo ishte nje nder keta 22 intelektuale qe u masakruan ate nate. Ne përkujtim, ky Institut organizoi nje konference shqiptare ku duhet te ishit edhe ju pjesëmarres, e pasi te fshinit syzet tuaja tere kujdes, te shihnit se cfare gjenocidi eshte ushtruar tek ne, atëhere do te fokusonit e te lexonit me mire pa ngaterruar Muzeun, Institutin e pavionin e gjenocidit, o akademik sarkastik e malinj.
Por eshte e kote, sepse syzet tuaja nuk kane arritur te fokusojne as ate gjenocid qe keni parasysh fare afer vendit ku keni lindur: Masakrën e Tivarit. Aty u grinë afro 4000 te rinj shqiptare. A e dini ekzakt shifren me sa keni lexuar? Presidenti i Repulikes se Shqiperise i dekoroi keta martire me medaljen me te larte “Nderi i Kombit”. Kuvendi i Shqiperise organizoi nje seance plenare te veçante ne nderim te ketyre martireve, te denimit te ketij akti gjenocidi, organizuar nga klika komuniste e Hoxhës, ithtar i te cilit keni meriten te jeni edhe ju. Ju me arrogance e megalomanine tuaj injoroni keto dy Institucione te vendit tone dhe si nje ekstremist i pandreqshem na thoni me ton urdhërues: Hiqeni pavionin e gjenocidit! Jo mor zoteri,se sido qe ta konsideroni veten askurrkush nuk ju lejon t’u kunderviheni e te urdheroni Institucionet me te larta te vendit tim. Nuk eshte rasti te merremi me gjenocidin ndaj popullsise çame dhe as ate te serbeve ndaj popullit shqiptar të Kosovës, sepse do te zgjatesha mjaft dhe ky nuk eshte objekti i shkrimit tim. Ju duhet te ndukni leshrat zoti Qose e jo të skërmiteni e te ngërdhesheni me tragjedine shqiptare. Ju na lendoni plaget, na fyeni e përçmoni heroizmin e pashembullt te perballimit te vuajtjeve te pashoqe te nje populli qe juve ju intereson vetëm per shifra krahasuese me popujt e tjerë, te nje vendi ndaj te cilit sot u treguat ashtu sic e keni shpikur fjalen “Çmenduri kundërkombëtare”, e cila ne kete rast ju shkon shume përshtat.
Sa per zotin Sali Berisha, qe synoni ta denigroni zoti akademik, Mllefi kur ju i quani Institutin, Pavionin e Gjenocidit si skenar te tij, roli i zotit Berisha ne demokratizimin e jetes shqiptare eshte i vulosur. Me mllefet tuaja u mësuam, ndaj pervec zotit Berisha, edhe futja e zotit Kadare ne kete rrëmujë “arsyetimesh” akademiko-adoleshente nuk na çudit. Padashur t’ju jap këshilla, do t’ju thoja t’i jepnit Çezarit atë qe i takon. Per te sqaruar erresiren qe perpiqeni te krijoni duke u munduar me del e nevojshme t’ju sqaroj sa me poshte: “Fjala gjenocid u krijua fillimisht nga Rafael Lemkin prej  rrenjeve  te greqishtes se vjetër dhe latinishtes, Genos - racë, familje dhe Cid-qe do te thote, me vra (Occidere). Kundra deshires tuaj, ligji mbi gjenocidin nuk parashkruhet, prandaj drejtësia vepron edhe sot. Per kete ju kujtoj rastin e Damjanuk, kriminel nazist, te cilin e prune me karroce invalidesh ne gjyq. Ky ligj u be ndërkombetar pas nenshkrimit te Konventes me 12 Janar 1951. Pavaresisht se definicionit te kësaj fjale ju hoq si shkak nenkuptimi ai i termit, shkatërrimit te nje grupi popullsie per shkaqe politike. Fjala Gjenocid e presupozon ate krahas shkaqeve fetare, etnie, race etj. Fjalet bindje politike u hoqen nga teksti me insistimin e pales sovjetike. Sidoqofte ky ligj nderkombetar nuk gjeti zbatim tek ne dhe akoma sot e kësaj dite eshte akoma i paaplikuar. Ne kuadrin e mbulimit te krimeve eshte dhe reaksioni ndaj ligjit te lustracionit.
Nullum Crimen, nulla poena sine lege scripta (Pa ligj nuk ka as krim dhe as denim) - Per kete pune do kontribuoje Instituti jone, zoti Qose. Nuk do punojme ne për fshirjen e memories historike, por per studimin dhe zbardhjen e krimeve te gjenocidit komunist. Ndërsa shembujt qe sillni plot lajthitje nga Jugosllavia, Franca e Gjermania nuk ja vlen ti përmendim se e kam te qarte se ju nuk i keni dhene nga padituria. Sa per titullin e Pavionit, te na falni per përzgjedhjen, por per arsye qe nenkuptohen nuk ju preferojmë për kumbar.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›