E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letrat me vlerë mund të përdoren në privatizime

Autori i Lajmit: Redaksia
Nëse keni bono privatizimi të ish-të përndjekurve do të mund ti përdorni vetëm pasi të miratohet në Kuvend, projektligji që kaloi dy ditë më parë në Këshillin e Ministrave. Ata persona që kanë në zotërim këto letra me vlerë mund ti përdorin për procesin e legalizimit, tre muaj pasi të ketë hyrë në fuqi ky ligj. Gjatë këtyre tre muajve, ata duhet të paraqesin një kërkesë zyrtare në Agjencinë e Legalizimeve, ku të shpjegojnë se duan të shlyejnë 80 për qind të pjesës së detyrimit financiar me letra me vlerë. Edhe ata që e kanë shlyer tashmë të gjithë vlerën duhet të paraqesin të njëjtën kërkesë, brenda të njëjtit afat. Vendimi u jep mundësi qytetarëve që kanë në përdorim ose të blejnë në treg aq bono sa u duhen për të shlyer deri në 80 për qind të vlerës së objektit që u është caktuar si detyrim financiar. Sipas ligjit të legalizimeve, këto detyrime financiare caktohen për 300 deri në 500 metra katrorë në Tiranë dhe në rrethet e tjera. Pjesa tjetër, sipas draftit ligjor, do të paguhet 50 për qind me vlerën e tregut dhe 50 për qind me letrat me vlerë.
Ky lajm është publikuar: 10/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›