Puna në bujqësi, tani gjithçka do të regjistrohet
Autori i Lajmit: Redaksia
Sektori i bujqësisë, deri më tani në Shqipëri ka funksionuar gati-gati jashtë rregullave të shtetit. Gjithnjë ka pasur probleme me mbledhjen e taksave, ndërsa të vetëpunësuarit janë të padeklaruar, e të paregjistruar në shtet. Regjistrimi i fundit i kryer në zonat rurale është bërë në vitin 2000. Me këtë regjistrim pritet të realizohet një bazë të dhëna për përditësimin e regjistrit të njësive ekonomike bujqësore, për identifikimin e çdo parcele toke të punueshme në Shqipëri. Pritet të regjistrohen të gjitha serrat, baxhot, apo të tjera aktivitete të cilat prodhojnë produkte bujqësore. Por pritet të mos mbeten jashtë procesit dhe numërimi i të gjitha bagëtive. Regjistrimi përfshin të gjitha sipërfaqet e shfrytëzueshme bujqësore brenda vendit, duke përjashtuar tokën e lënë djerrë.
Zbatuesit
Për të rregulluar, të gjithë këtë sistem Ministria e Bujqësisë ka hartuar një projektligj që parashikon regjistrimin e të gjitha njësive ekonomike dhe joekonomike në bujqësi. Do të regjistrohen të gjitha fermat, serrat, por do të deklarohen edhe bagëtitë, shpendët e çfarëdo aktiviteti tjetër tregtar, apo jo tregtar. Regjistrimi do të bëhet nga Instituti i Statistikës në bashkëpunim me komunat e bashkitë, ku marrjen e informacionit do ta bëjë përmes pyetësorëve. Personat që do të merren në pyetje detyrohen sipas ligjit të japin informacione të vërteta, pasi në rast të kundërt do të gjobiten, madje çështja mund të shkojë deri në gjykatë.
Personat që do të përfshihen në proces
Marrja në punë e personelit të regjistrimit do të bëhet në komuna/bashki. Rekrutimi i kontrollorëve do të bëhet nga komisionet e regjistrimit të qarqeve, me rekomandimin e zyrave të regjistrimit në komuna e bashki. Ndërsa, rekrutimi i operatorëve, personelit të administratës dhe personelit tjetër do të bëhet nga INSTAT-i.
Ndëshkimet
Do të ketë penalizime në rastet e moskryerjes së detyrave, pengimit të procesit, vonesat në afate, dhe të tjera probleme të kësaj natyre. Të parët që do të vihen para përgjegjësisë janë zyrtarët që do të merren me mbledhjen e të dhënave për regjistrimin e këtyre njësive ekonomike bujqësore. Çdo shkelje e rregullave dënohet me gjobë nga 20 mijë deri 40 mijë lekë. Në rast së mbledhja e të dhënave dhe anketimi bëhet pa autorizimin e INSTAT-it, për shkelësit e ligjit gjoba varion nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë. Gjobat vendosen nga kryetari i komisionit të regjistrimit në qark.
Buxheti bujqësisë
“Projektbuxheti i miratuar në Qeveri për sektorin bujqësor parashikon një rritje prej 11 për qind, ose nga 60 milionë dollarë që ishte në vitin 2009 arrin në 66.7 milionë dollarë për vitin 2010, duke u bërë sektori me rritjen më të lartë të financimit buxhetor”, tha dje ministri Ruli, duke ju përgjigjur akuzave të opozitës së disa ditëve më parë. “I kujtojmë opozitës se në vitin 2005, kur qeveriste Partia Socialiste buxheti për bujqësinë ishte 4.4 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2010 ky buxhet është 6.6 miliardë lekë, pra rreth 57 për qind më shumë. Në zërat e buxhetit 2010, rritje të ndjeshme kanë investimet për infrastrukturën e kullimit dhe ujitjes. Nga 2 miliardë lekë që kanë qenë në vitin 2009, kanë shkuar në 2.6 miliardë lekë për 2010-ën”, tha më tej Ministri Ruli
Ky lajm është publikuar: 10/11/2009