De Bouer: Liberalizmi i vizave, zbatoni detyrat
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministri i Jashtëm Ilir Meta priti dje në zyrën e tij zyrtarin e Komisionit Evropian, Xhan Luis De Brouer. Liberalizimi i regjimit të vizave mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian ishte tema kryesore e këtyre bisedimeve. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian për Imigracionin dhe Azilin, De Brouer tha se qeveria shqiptare ka bërë përparim të dukshëm pasi ka miratuar planë veprimi dhe janë përgatitur projektligje që shkojnë në drejtim të përmbushjes së kushteve të liberalizimit të vizave. Ai shtoi se procedurat për liberalizimin e vizave nuk janë një proces politik, por një proces objektiv që mbështetet në plotësimin e kritereve. KE sugjeron që pikat e kalimit kufitar të kenë të gjitha pajisjet e domosdoshme dhe të merren masa për luftën ndaj korrupsioni në kufij. Gjatë fjalës së tij, numri një i diplomacisë shqiptare theksoi se marrëveshja për liberalizimin e regjimit të vizave është një rënie e dytë e murit të Berlinit.
Takimi
“Liberalizimi i vizave është një proces objektiv, i qartë dhe jopolitik, që bazohet mbi vlerësimin e përbashkët të situatës dhe zhvillimeve në këtë drejtim”, - tha përfaqësuesit i KE-së. Ai vlerësoi arritjet e qeverisë në kuadër të adoptimit të planeve të veprimit dhe përgatitjes së projektligjeve. “Gjithashtu, procesi i prodhimit të pasaportave biometrike është lançuar me sukses. Tani ka ardhur koha që ky legjislacion të futet në fuqi dhe i referohem këtu në veçanti rishikimit të legjislacionit të vitit 2004 mbi konfiskimin e pasurive dhe legjislacionit të ri mbi asistencën e ndërsjellët juridike. Kjo do të thotë që sfidat dhe hapat e mëtejshëm kanë të bëjnë me fazën e zbatimit”, - theksoi zyrtari i lartë i KE-së. Ai shtoi se pikat e kalimit kufitar duhet të pajisen me teknologjinë dhe me burimet njerëzore të nevojshme. Programe trajnimi duhen zhvilluar dhe implementuar për të ndihmuar zyrtarët që do punojnë në këto pika, duke përfshirë këtu edhe masat që do ti ndihmojnë ata në luftën kundër korrupsionit. “Sistemet e shkëmbimit të informacionit midis agjencive të ndryshme të zbatimit të ligjit duhet të testohen dhe të implementohen. Në këtë kontekst, kemi marrë lajmin e mirë mbi implementimin e sistemit MEMEX, i cili do të jetë shtylla kryesore e politikës së brendshme të sigurisë në Shqipëri. Pra, për ta përmbledhur shkurt, dhe siç i theksova edhe z. Meta gjatë takimit, mesazhi nga Komisioni Evropian sot është: Na ndihmoni, që tu ndihmojmë”, - tha ai. De Bouer tha se më mesin e këtij muaji pritet një tjetër raport nga qeveria lidhur me gatishmërinë e saj në këtë drejtim. “Ky raport do të shërbejë si baza e planifikimit të përbashkët në nivelin e lartë zyrtar për fazën tjetër të procesit të liberalizimit të vizave. Edhe një herë, ky proces është i qartë, objektiv dhe transparent. Ne të gjithë, jemi në dijeni të kërkesave që duhen përmbushur, dhe me përmbushjen e tyre, Komisioni Evropian do të jetë në gjendje të bëjë propozimin e nevojshëm, gjë që shpresojmë se do të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur gjatë vitit të ardhshëm”, - tha ai. Ndërsa zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta pohoi sot, kur në të gjithë Evropën kujtohet rënia e murit të Berlinit, për ne shqiptarët, arritja e kësaj marrëveshje për liberalizimin e vizave me BE është si një rënie për së dyti e këtij muri që nga ardhja e demokracisë në vendin tonë. “Qeveria e konsideron këtë dialog si një aksion jashtëzakonisht të rëndësishëm i cili ka shënuar një progres tepër të madh si në drejtim të legjislacionit që është miratuar apo përgatitur, ashtu edhe në drejtim të zbatimit, ku në mënyrë të veçantë vlerësoj planin për veprim që po zbatohet në drejtim të strategjisë së luftës kundër krimit të organizuar”, - tha Meta.
Vlerësimet dhe sugjerimet
Liberalizimi i vizave, proces objektiv, i qartë dhe jopolitik
Qeveria hapa shumë të mëdhenj gjatë këtyre muajve të fundit
Procesi i prodhimit të pasaportave biometrike është lançuar me sukses
Sfidat dhe hapat e mëtejshëm kanë të bëjnë me fazën e zbatimit
Sistemi MEMEX shtylla e politikës së brendshme të sigurisë
Raporti i mesit të muajit baza e planifikimit të përbashkët në nivelin e lartë zyrtar
Me përmbushjen e detyrime KE propozimet përkatëse
Ky lajm është publikuar: 10/11/2009