Tentoi të grabisë një ‘Passat’, kapet në flagrancë grabitësi
TIRANË-Tentoi të grabisë një makinë, përfundon me pranga në polici.
Ngjarja u regjistrua sot pranë Maternitetit të ri në Tiranë ku një person tentoi të grabiste një automjet tip ‘Passat”, me targa EL7186B. Por duket se grabitësi është pikasur nga persona që kanë lajmëruar menjëherë policinë. Brenda pak minutash policia arrestoi në flagrancë personin që tentoi të grabiste automjetin duke e shoqëruar në komisariatin më të afërt të kryeqytetit.
(d.b/BalkanWeb)