Thaçi: Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, sfida kryesore
PRISHTINË- Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi është sfida jonë kryesore dhe duhet të angazhohemi të gjithë për këtë proces, deklaroi të dielën Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi.
Gjatë vizitës në komunën e Ferizajt, Thaci tha se “besoj se Beogradi ka ende dilema për të pranuar marrëveshjen sa i përket telekomunikacionit dhe energjisë, ndërsa sa i përket Prishtinës dhe Bashkimit Evropian, kjo çështje është e mbyllur”.
Në interes të medias, kryeministri Thaçi shtoi se, “marrëveshjet janë në përputhshmëri të plotë me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe gjithçka që është e lejueshme me Kushtetutë është edhe e pranueshme”.
Kreu i Qeverisë së Kosovës përsëriti mesazhin drejtuar serbëve në veri për përgatitjet e tyre për zgjedhje, regjistrim të partive politike, iniciativave qytetare dhe pjesëmarrjen në zgjedhje.
(d.b/BalkanWeb)