E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letta vijon turin e takimeve

Kryeministri i sapozgjedhur Italian, Enrico Letta eshte ndalur ne Paris pas vizitës ne Gjermani, gjate udhetimit te pare ne Europe si kryeminister, nje dite pasi senati i dha votebesimin.

Ne France Letta takoi presidentin e vendit Fransua Hollande  me te cilin shkëmbyen planet afatgjata per marredheniet e dy vendeve ne te ardhmen.

Kryeministri Italian ka folur per politikat per rimekembjen ekonomike te Italise dhe arritjen imediate te nje kompromisi teknik per te kapërcyer veshtiresitë 
“Per ne jane shume te rëndësishme politikat ekonomike, ulja e taksave dhe punesimi. Megjithatë ne  Itali s’mund te japim zgjidhje e zgjedhje qe nuk janë te pranueshme nga vendet e tjera te BE-se”, u shpreh Letta.

Presidenti francez Hollande i rivleresoi dhe njehere rekomandimet e BE-se duke e cilesuar te rendesishem ndergjegjesimin e te gjitha vendeve per krizen aktuale dhe veshtersite qe po kalon BE-ja.

“Jane shume te rendesishme rekomandimet e BE-se per uljen e takses se interesit, rritjen ekonomike dhe uljen e nivelit te papunësisë i cili aktualisht eshte me i larti ne 10 vitet e fundit. Duhet te jemi te vetëdijshëm per keto momente krize ne Europe”, deklaroi Hollande. 
Kryeministri Letta i eshte pergjigjur edhe kuriozitetit te gazetareve per rezultatet e takimit me znj. Merkel ku ai u shpreh se ata ndajnë bashke përveç te tjerave dhe nje raport miqesor. Sipas tij, fokusi i bisedës se tyre ishte samiti i qershorit dhe zgjidhja qe mund te gjendet per Italinë.
Pas takimit me presidentin francez vizita e radhës është  parashikuar te realizohet ne Bruksel ne një takimin me kreun e Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›