E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmet ne maratonen e Bostonit

Janë arrestuar edhe tre të dyshuar për sulmin me bomba në maratonën e Bostonit, njoftoi policia e këtij qyteti në rrjetin social Twitter.  Identiteti i të arrestuarve nuk është publikuar ende, por sipas një burimi anonim policor, bëhet fjalë për tre studentë lokalë, të cilët studionin bashkë me 19-vjeçarin çeçen Xhohar Çarnajev edhepse ne deklaratat e par ate policise se Bostonit thuhej se dy vellezerit kane punuar vetem.
CNN  informoi se të paktën dy prej të arrestuarve ngarkohen për dhënie të dëshmive të rrejshme dhe pengim të drejtësisë, pasi që pas sulmit me bomba e kanë ndihmuar Xhoharin.  Tamerlan Çarnajev, më i vjetri nga dy vëllezërit, të cilët më 15 prill e kryen sulmin terrorist në Boston (me pasojë tre të vdekur dhe mbi 260 të plagosur) dhe që ishte urdhërdhënësi, qe zbuluar nga një 26 vjeçar kinez, të cilin dy vëllezërit çeçenë e kishin rrëmbyer bashkë me automjetin e tij duke ikur nga policia, shkruan CNN. 
Ai ia doli të ikën pasi automjeti u ndal në një pompë të karburantit, kurse pas përleshjes së armatosur me policinë vëllai më i vjetër u vra, ndërsa i riu Xhohar gjendet në paraburgim. Gjatë deklaratave të para për policinë, ai ka pranuar se bashkë me të vëllanë kishin planifikuar të shkojnë në sheshin Times Square në New York për të aktivizuar gjashtë mjete tjera  shpërthyese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›