Berisha Sistem kreditimi ne mbeshtetje te gruas sipermarrese
Në bashkëbisedimin me gratë korçare, kryeministri Sali Berisha tha se në mandatin e tretë qeverisës do të punojë kundër pabarazinë gjinore.
“Kjo betejë është kudo, është një beteje mbi të gjitha nga vajza e gra. Ju garantonj se jemi të vendosur të mbështesim këtë betejë si kusht Shqipëri vend i zhvilluar. Jemi marrë në mënyrë serioze me këtë problem, duke përcaktuar rritjen e pagave në sektorë të dominuar nga gratë, përmes kredive, mikrofinancimeve, duke u përpjekur seriozisht për kushtetërimin e tyre. Gratë nuk janë në postet kryesore politike, por vendi i dytë më i lartë i vendit i është besuar një zonje”, vuri në dukje Berisha.
Shefi i ekzekutivit tha se qeveria do të mbështesë me grante të posaçme gratë biznesmene.
“Do bëjmë gjithçka përmes sistemit të kreditimit të mbështesim gruan sipërmarrëse. Iniciativa e lirë dhe mbështetja e saj është leva e Arkimedit për pushtetërimin e saj. Kemi bërë disa ndryshime në legjislacion: nuk mund të firmosur asnëj titull pa aprovimin e zonjës së shtëpisë”, vlerësoi Kryeministri.
Në mandatin e tretë, shefi i ekzekutivit tha se vëmendje do t’i kushtohet edhe grave kryefamiljare.
“Do shqyrtojmë me përparësi mekanizmat, do ketë të bëjnë me punësimin, me preference të tjera mbështetje për shkollim, strehimi. Garantoj se një direktivë e qartë ekziston për pushtetin në të gjitha nivelet për të përparësuar mbështetjen për të gjitha gratë”, u shpreh Berisha.
Kreu i mazhorancës tha se kërkon votën më 23 qershor për një mandat të tretë jo për çka është realizuar, por për realizimin e projektit të ri, Shqipëri vend i zhvilluar.