E Diel, 1 Nëntor 2026

Leucemia vazhdojne kerkimet mbi qelizat embrionale

Qeveria amerikane perseri ka filluar financimin e kerkimeve mbi qelizat embrionale te njeriut te pakten per tani. Nje gjykate apeli ne Uashington ka lejuar financimin per kete lloj studimi derisa palet te paraqesin argumentet e tyre gjate seancave ne javet e ardhshme. Materiali ne vazhdim i hedh nje veshtrim mundesive qe mund te krijohen nga studimi i qelizave embrionale. 16-vjecarja Katie Cramer vuan nga leucemia. Ajo ka nevoje urgjente per transplantimin e palces se kockave. Ne korrik ne kerkim te donatoreve nena e saj amerikane vajti ne Kinen Jugore nga ku ajo dhe burri e saj kane biresuar Katien. Pa transplantimin e palces se kockave apo te qelizave embrionale ajo nuk mund te jetoje. Shume njerez ne provincen Liuzhou kane ofruar ndihme dhe u jane nenshtruar analizave te gjakut per te pare nese dikush ka te njejten perberje gjenetike. Mjeket ende jane ne kerkim te nje perputhjeje perfekte te gjeneve me ato te Katiet. Transplantimi i palces se kockave eshte vetem nje nga shembujt se si terapia e qelizave ndihmon pacientet. Presidenti Obama deshiron zgjerimin e kerkimeve qe perdorin qelizat embrionale te njeriut. Vitin e kaluar ai nenshkroi nje urdher ekzekutiv per te rritur fondet federale per kete studim. Perkrahesit e ketij studimi thone se keto qeliza nje dite mund ti ndihmojne mjeket te kurojne lendimet e shtylles kurrizore dhe semundjet si ajo e parkinsonit. Kundershtaret thone se shkaterrimi i embrioneve njerezore perbejne vrasje te qenies njerezore. Megjithese studiuesit duan rritjen e fondeve federale per punen me qelizat embrionale disa shkencetare thone se nuk ka te ngjare qe keto qeliza te perdoren ne klinika. Profesori Tim McCaffrey punon ne Universitetin George Washington. Kur nje qelize embrionale vendoset ne trupin e nje personi ajo deshiron te krijoje nje embrion dhe deshiron te formoje te gjithe trupin. Profesori McCaffrey thote se vlera e studimeve te qelizave embrionale eshte ne procesin e zhvillimit te tyre. Pjesa e rendesishme e studimit qe varet nga procesi i zhvillimit eshte cdo gje qe perfshin vendimet e hershme ne zhvillimin e qelizave embrionale. Behet fjale per nje agjent te quajtur ovacid qe luan rol ne krijimin e embrionit nga veza. Keshtu qe biologet e kesaj fushe qe studiojne qelizat embrionale thone se nje qelize e cila do te krijoje zemren ose nje qelize truri behet neuron dhe pikerisht ne kete faze ndodhin vendimet me ndikim te madh. Atehere kur kuptohet ky proces shkencetaret thone se ata mund te gjejne menyren se si mund te riprodhohet qeliza embrionale. Ketu qendron premtimi i sherimit te semundjes se parkinsonit dhe semundjeve tjera.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›