E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leutrimi

Te shtunen qe shkoi nga pusia u vra djaloshi Leutrim Musliu prej fshatit Uglar te Gjilanit. Bashke me te atin e tij ai kishte shkuar te marre dru ne mal te cilat pastaj i shisnin ne pazar.


Nuk kishin pasur traktor ose ndonje automjet me vete - drute i ngarkonin ne nje qerre me dy kuaj. Aq e varfer ishte kjo familje saqe Leutrimi ishte detyruar qe ta nderprente shkollimin per ti ndihmuar babait ne kete pune te rende fizike permes se ciles siguronin buken e gojes.


Pikerisht me 5 mars kur gjithe shqiptaret dhe Kosova po perkujtonin me krenari renien e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe 55 anetareve te tjere te familjes se tij pra ne diten kur po shenonim 13 vjetorin e Epopese se lavdishme te UK-se u vra Leutrimi 13 vjecar. Pylli ku atij dhe prindit te tij i ishte ngritur prita ndodhej midis fshatit Uglar dhe Pasjan te komunes se Gjilanit.


Ne fakt pas decentralizimit mbi baza etnike sipas Planit te Ahtisaarit Pasjani duke qene i banuar me serbe nuk i perket me komunes se Gjilanit. Ky fshat tash ben pjese ne komunen e re te Parteshit nje fshat tjeter ky po ashtu me popullsi serbe.


Mbi njerez te paarmatosur kane shtier me arme automatike nje here nga ana e majte e pastaj edhe nga ana e djathte persona tash per tash te panjohur. Pervec gezhojave te plumbave te automatikut ne vendin e ngjarjes jane gjetur edhe aso te pushkeve te tjera e madje edhe siguresa bombash.


Deshmitaret thone te kene degjuar se paku nje eksplodim bombe. Leutrimi eshte qelluar ne bel plumbi ne dalje i kishte shkaktuar nje plage te madhe dhe ai ka nderruar jete pas me pak se gjysem ore.


Per kete rast eshte arrestuar nje serb me inicialet Zh. S. por i njejti eshte liruar te nesermen. Policia e Kosoves thote se hetimet vazhdojne dhe se njeri nga te dyshuarit kryesore qe ndodhet ne arrati eshte pjesetar i kunderzbulimit ushtarak te Serbise KOS-it famekeq. Neper te gjitha shtepite qe i ka bastisur policia ne Pasjan jane gjetur arme e municion i shumte dhe i llojllojshem.


Ne fillim u tha qe kjo vrasje eshte bere me motive etnike. Por tash po del qe eshte me shume se kaq. Persona te strukturave elite te shtetit te Serbise dyshohet se qenkan te involvuar ne kete krim te tmerrshem. Zaten keshtu ka qene gjithnje. Serbet nuk i kane vrare shqiptaret sepse thjesht ata jane serbe e ne jemi shqiptare.


Lufterat nuk jane shkaktuar prej dallimit etnik a kombetar si te tille. Krimet ndaj shqiptareve jane bere prej serbeve te organizuar nga shteti dhe te udhehequr nga shteti. Nuk na kane vrare serbet pse ishim te ndryshem prej tyre por pse keshtu shkruante se duhej bere neper elaborate e projekte ne Beograd. Serbia ka vrare femije shqiptare ne Kosove para luftes gjate luftes por edhe pas saj. E vetmja risi eshte qe ajo vazhdon ta beje kete edhe tre vjet pas shpalljes se pavaresise se Kosoves.


Paramendojeni situaten e kundert. Po te vritej ndonje femije serb ne Kosove sigurisht qe edhe KS i OKB-se do te mbante mbledhje te jashtezakonshme dhe jo vetem qe do te kishte shume shqiptare te arrestuar por asnjeri prej tyre ama bash asnjeri sdo te mund te lirohej te nesermen.


shte indikative se si ne cdo shtepi serbe qe eshte bastisur eshte gjetur shume armatim. Kjo nuk do te thote qe policia e Kosoves kishte fat por me pare qe cdo shtepi serbe eshte perplot armatim. Ama per dallim nga shtepite e shqiptareve shtepite e serbeve bastisen eventualisht vetem pasi te jete kryer ndonje krim.


Ska dyshim qe policia e Kosoves po mundohet ta mbaje kete rast ne nje profil sa me te ulet. Te gjithe e dime se si kur gjendet armatim ne shtepite e shqiptareve ai ekspozohet para kamerave dhe behet spektakel me ate pune. Jo edhe me kete rast pasi qe ne pyetje jane serbet. Dikush madje ishte kujdesur qe ti heqe edhe lajmerimet per varrimin e Leutrimit neper qytetin e Gjilanit para se te varrosej ai te henen.

Gjithsesi shume cuditshem po sillet kjo pavaresia e shtetit tone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›