Levante trondit Realin e Madridit

Levante bën befasinë në këtë javë të Ligës BBVA pasi mundi Realin e Madridit me rezultatin 1-0.
Ashtu sikurse edhe sezonin e kaluar, fusha e skuadrës valenciane rezultoi të ishte e pakalueshme për të besuarit e Murinjos që tashmë e shohin veten në vendin e tretë në renditje.
Në pjesën e parë ishte Reali i Madridit që bëri një lojë më të mirë duke krijuar disa raste për shënim, por që nuk u shfrytëzuan nga futbolllistët e kësaj skuadre. Minuta e 40 ishte pika e kthesës së kësaj ndeshjeje. Një çast nervozizmi mes futbollistëve të dy skuadrave bëri që mesfushori i Realit të Madridit, Sami Kedira, të linte skuadrën e tij me 10 futbollistë, ndërkohë që u dënuan me kartona të verdhë edhe të tjerë lojtarë si nga Reali ashtu dhe nga Levante.
Në pjesën e dytë, Levante mori zemër dhe filloi të shfaqej rrezikshëm në zonën madrilene dhe në një prej tyre arriti të shënojë golin e fitores me anë të Kone. Reali i Madridit kërkoi të reagojë dhe Murinjo aktivizoi në fushën e lojës Higuain e Ozil, por ishte konfuze në lëvizjet e tij, ndërkohë që Kristiano Ronaldo nuk mundi dot të nxjerrë nga vështirësitë skuadrën e tij këtë radhë.
Ndërkohë në ndeshjet e tjera të Primera Divizion, Atletiko madrid fitoi 4-0 me Rasing Santander ndërsa Real Saragoza mundi Espanjolin 2-1.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Bundesliga, Bayerni triumfon ndaj Schalke 04
Bajerni i Mynihut nuk po gjen rivalë në Bundesligën gjermane. Napoli gjunjëzon Milanin
Milani është mundur 3-1 nga Napoli në javën e dytë të Serisë A. Dinamo dhe Skënderbeu marrin nga një pikë
Ka përfunduar në barazim kjo përballje e shumëpërfolur e dy sezoneve të shkuara, por këtë herë Dinamo emergjente me djem të rinj e pa eksperiencë ka treguar superioritet duke goditur shtyllën e gjithashtu duke qenë më e rrezikshme në shumë raste. Fillon show i Barcelonës
Duket se mllefin e dy barazimeve të fundit Barcelona ia ka nxjerrë Osasunës. Paqe në San Siro
0-0 përfundoi supersfida e Serisë A, Inter-Roma.
Lajmet kryesore
Bulqizë, minatorët rifillojnë grevën
10 minatorë rihyjnë në grevë urie
Rreziku për tension në veri, i pranishëm
KFOR, kontroll të imtësishëm udhëtarëve
Tiranë, vendosen matësat e ujit
LDK akuza qeverisë për KEK-un