E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli gjunjezon Milanin



Edison Cavani Milani është mundur 3-1 nga Napoli në javën e dytë të Serisë A.

Kuqezinjtë e Alegrit kanë treguar shenja lodhjeje pas asaj përballjeje me Barcelonën në mesjavë e nuk kanë mundur të reagojnë përballë napolitanëve, të cilët të udhëhequr nga Kavani me tregolëshin e tij kanë fituar ndaj kampionëve në fuqi.

Edhe Juventus siguron një tjetër fitore në Serinë A. Këtë radhë skuadra e drejtuar nga Antonio Konte mundi Sienën në Artemio Franki me rezultatin e ngushtë 1-0. Bardhezinjve u mjaftoi një gol i Matrit në pjesën e dytë për të marrë këto 3 pikë që e ngjisin në krye të renditjes së përgjithshme.
 
Zhgënjeu tërësisht Lacio në këtë javë të dytë të kampionatit italian. Skuadra romane u mund në Olimpiko nga Xhenoa me rezultatin 2-1 në një ndeshje të cilën mund ta kishte administruar më mirë. Skuadra e Edi Rejës luajti një pjesë të parë shumë të mirë të cilën e mbylli në avantazhin 1-0 me gol të Skulit. Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi në favor të skuadrës xhenoveze. Kuqeblutë barazuan rezultatin me Palasion, ndërkohë që Kucka shënoi golin e fitores për skuadrën e tij.

Në ndeshjet e tjera të Serisë A, Bolonja u mund nga Lece 2-0, ndërsa Katania fitoi me Cezenën 1-0. Fitore shënoi edhe Parma që mundi Kievon me rezultatin 2-1, ndërkohë që Udineze mundi Fiorentinën 2-0.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Bundesliga, Bayerni triumfon ndaj Schalke 04
Bajerni i Mynihut nuk po gjen rivalë në Bundesligën gjermane. Levante trondit Realin e Madridit
Levante bën befasinë në këtë javë të Ligës BBVA pasi mundi Realin e Madridit me rezultatin 1-0. Dinamo dhe Skënderbeu marrin nga një pikë
Ka përfunduar në barazim kjo përballje e shumëpërfolur e dy sezoneve të shkuara, por këtë herë Dinamo emergjente me djem të rinj e pa eksperiencë ka treguar superioritet duke goditur shtyllën e gjithashtu duke qenë më e rrezikshme në shumë raste. Fillon show i Barcelonës
Duket se mllefin e dy barazimeve të fundit Barcelona ia ka nxjerrë Osasunës. Paqe në San Siro
0-0 përfundoi supersfida e Serisë A, Inter-Roma.

Lajmet kryesore

Bulqizë, minatorët rifillojnë grevën
10 minatorë rihyjnë në grevë urie
Rreziku për tension në veri, i pranishëm
KFOR, kontroll të imtësishëm udhëtarëve
Tiranë, vendosen matësat e ujit
LDK akuza qeverisë për KEK-un

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›