Kosove qetesi dhe barrikada

Serbët e veriut të Kosovës duket se janë të vendosur që të mos lëvizin as një centimeter nga barrikadat që kanë bllokuar të gjitha rrugët që të çojnë në veri.
Në anën tjetër situata e sigurisë në veri tëKosovës të dielën ishte e qetë, por me tensione.
Agjencitë e lajmeve kanë raportuar se KFOR-i gjerman tashmë është duke u angazhuar që të sjellë në Kosovë dy autoblinda të cilët janë të specializuar për heqjen e barrikadave nga rrugët. Mirëpo ky lajm ende nuk është konfirmuar.
Ndërkohë, gjatë natës në rajonin e komunës së Zubin Potokut është raportuar për të shtëna me armë DoganatKFOR, kontroll të imtësishëm udhëtarëveRreziku për tension në veri, i pranishëm Kosovë, bllokimi i rrugëve në veri zjarri. Policia nuk ka arritur të kap ndonjë të dyshuar.
Shefi i delegacionit serb në bisedimet, Borko Stefanovic, i cili po viziton shpesh veriun këto ditë, citohet të ketë deklaruar se dialogu është mënyra e vetme që të zgjidhet kriza.
“Kërkojmë mundësinë që sa më parë të përgjigjet ndaj kërkesës sonë për të diskutuar rreth pikave kalimtare në Jarinjë dhe Bërnjak”, ka thënë ai.
Ndërkohë, kryenegociatorja kosovare në bisedime, Edita Tahiri e ka quajtur “politikë donkishoteske” atë që bën homologu i saj serb, Borko Stefanovic.
Në anën tjetër, sekretari shtetëror për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic ka deklaruar se Beogradi nuk guxon dhe nuk mund të jetë për politikën deri në Ibër dhe prej Ibrit, por të jetë consistent në tërë territorin e Kosovës.
Ivanovic është shprehur i habitur se pse janë aq pasivë serbët që jetojnë në jug të Kosovës. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që ata qartë dhe zëshëm të deklarohen dhe të tregojnë se çka mendojnë.
Teksa edhe gjatë së dielës në veri ka qendruar ministri serb për Kosovën Goran Bogdanovic, të tilla vizita janë ilegale për Ministrin e Brendshëm, Bajram Rexhepi dhe mund të cojnë deri në arrestime.
“Personat që hyjnë nëpërmjet rrugëve ilegalë janë ilegalë në Kosovë. Ne nuk kemi lëshuar urdhërarrest, por nëse takohemi me ta, mund të arrestohen. Nuk kemi synim të posacëm që të shkojmë t’i arrestojmë për ua kemi bërë me dije që kanë hyrë në mënyrë ilegale dhe mund të jenë objekt i arrestimit”, deklaron ministri Rexhepi.
Megjithëse situata e sigurisë gjatë ditës së diel ishte e qetë, gjatë gjithë kohës monitorimi i situatës bëhej nga helikopterët e KFOR-it. Po kështu forcat e sigurisë shiheshin në çdo cep të Mitrovicës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova LDK akuza qeverisë për KEK-un
Qytetarët e Kosovës po paguajnë dy herë faturat e energjisë elektrike. Konstatimi vjen nga partia më e madhe opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike. Hagë, dy muaj burg për Kabashin
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Kabashi, u dënua me dy muaj heqje lirie lidhur me akuzat për shpërfillje të Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Njohjet, Jahjaga dhe Thaci në Nju Jork
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u nis mëngjesin e së shtunës për në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që hap punimet ditën e martë.
OKB diskuton për Kosovën
Këshilli i Sigurimit ka diskutuar me dyer të mbyllura për Kosovën, për disa orë. Por, ambasadori rus në OKB, Vitali Çurkin është treguar i padurueshëm, kur shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ishte në mesin e fjale para mediave, pas seancën, kur kishte kaluar ora 3.00 e mëngjesit. Fletë arresti për 6 serbë
Prokuroria e qarkut e Mitrovicës bashkë me atë të EULEX-it ka lëshuar fletë arrest për gjashtë serbë, shtetas të Kosovës, si të dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi.
Lajmet kryesore
Bulqizë, minatorët rifillojnë grevën
10 minatorë rihyjnë në grevë urie
Rreziku për tension në veri, i pranishëm
KFOR, kontroll të imtësishëm udhëtarëve
Tiranë, vendosen matësat e ujit
LDK akuza qeverisë për KEK-un