Leverkuseni shpërfytyron skuadrën e Hofenheimit
Bajer Leverkuseni ka poshtëruar në shtëpinë e tyre udhëheqësit e Hofenheimit me rezultatin e thellë 4-1. Hofenheimi nuk i ka bërë dot ballë furisë së skuadrës së Leverkusenit, duke u dorëzuar pa kushte.
Për “Aspirinat” ka shënuar dy herë Helmes, në minutën e 3-të dhe të 45-të. Dy golat e tjerë janë shënuar nga Rolfes në minutën e 12-të dhe Kastro në minutën e 48-të. Golin e vetëm për udhëheqësit e Bundesligës gjermane e ka shënuar Salihoviç nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 31-të.
Me këtë fitore Leverkuseni ngjitet në kuotën e 37 pikëve, duke mbajtur përkohësisht vendin e tretë në klasifikim. Hofenheimi ruan përkohësisht vendin e parë me 39 pikë, duke pritur me ankth ndeshjet që do të luajnë sot skuadrat e Bajernit, Hertës dhe Hamburgut.