Barcelona luan sonte në transfertën e Real Betisit
Sevilje - Barcelona do të luajë për javën e 23-të në transfertën e Real Betisit. Katalanasit ndodhen në një moment mjaft të mirë, pasi ndodhen të shkëputur me 12 pikë nga ndjekësit e Realit të Madrdit. Betisi ndodhet në vendin e 14-të me 25 pikë, vend i kënaqshëm ky për andaluzët.
Në të njëjtin orar, në orën 20:00, do të luhet edhe takimi Deportivo la Koruna - Osasuna. Deportivo ndodhet në vendin e 8-të me 34 pikë, ndërsa Osasuna në vendin e 17-të me 20 pikë. Në këtë takim Deportivo duket skuadra më e favorizuar.