Lëvizja “Bashkohu”, protestë në ditën e Fiter Bajramit
Lëvizja “Bashkohu” ka paralajmëruar një protestë në ditën e Fitër Bajramit. Kjo lëvizje ka njoftuar se ditën e nesërme, në ditën e Bajramit do ta shpalos programin e aktiviteteve të veta, të cilat nisin me një protestë që do të mbahet të premten.
Sipas mediave kosovare, ky reagim i kësaj organizate, vjen pas kundërshtimit nga Kuvendi të amendamentit për futjen e lëndës fetare në shkolla, si dhe kundërshtimit, në kuadër të ligjit për arsimin para-universitar.