Autoritetet libiane: Nën arrest 5 serbët

Autoritetet libiane kanë njoftuar përfaqësuesit e ambasadës serbe në Libi, se pesë qytetarët serbë të arrestuar në këtë vend janë transferuar për shkaqe sigurie në qytetin Zintan, rreth 150 kilometra nga Tripoli. Kështu njoftoi ditën e sotme Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë.
“Përfaqësuesit e qeverisë së re, shprehën gadishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe njoftuan për mundësinë që përfaqësuesit e Ambasadës së Serbisë në ditët e ardhshme të vizitojnë qytetarët e tyre”, thuhet në deklaratë.
Mediat kanë raportuar se pesë serbët e arrestuar, akuzohen se janë mercenarë që kanë mbështetur Gadafin.