E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizja Çame në Fier: Idrizi shitiinteresat, ne do të marrim 3 deputetë

FIER- Lëvizja Çame zhvilloi një takim me simpatizanët në qytetin e Fierit, ku prezantoi kandidatin për deputet në qarkun e Fierit, Nimet Isai. Në prezantimin e kandidatit për deputet ishin mbi 1000 pjesëmarrës. Isai akuzoi Shpëtim Idrizin se ka kthyer PDIU në biznes privat që e “menaxhon për qëllime private”

“Shpëtim Idrizi shiti Rezolutën Çame për drejtori. Votoi për Prokurorin në shkëmbim të AKU, gënjeu për studion britanike. Kjo është tradhtia më e madhe që mund t'ju bëhet çamëve”- tha Isaj.

Ai ftoi çamët e Fierit t’i bashkohen në masë Lëvizjes Çame. Kryetari i kësaj lëvizje Artur Dojaka premtoi se kjo lëvizje do të ketë të paktën tre deputetë.

“Do të nxjerrim kauzën çame nga errësira që e ka degenisur Idrizi. Do të punojmë në 5 qarqet që është përqendruar komuniteti ynë”- tha Dojaka

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›