Fokus/Ambasada Amerikane lançon debatet e forumeve rinore
Ambasada Amerikane ka financuar një seri trajnimesh mbi debatet politike për përfaqësuesit e Forumeve Rinore të PD, PS, LSI dhe forcave të tjera politike.
Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Ambasada e SHBA-së bën të ditur se “qëllimi është të bëjë pjesë të procesit elektoral debate të përqendruara në politika tematike, të nxisë partitë politike që në fushatat e tyre të fokusohen në tema të ditës dhe të angazhojë qytetarët në diskutime politikash mbi çështje të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë”.
Ambasada e SHBA shpreh besimin që “kjo do ta zhvendosë politikën shqiptare larg retorikës joefektive politike”. “Pas trajnimit, pjesëmarrësit do të debatojnë me njëri tjetrin në një seri prej tre debatesh, të cilat do të transmetohen nga televizionet shqiptare”.