Levizja e Dhjetorit 21 vjet me vone Nga Muje Bucpapaj Madhesia e germave

Nese ndalemi per te pare thelle ne histori 8 Dhjetori qendron i ndritshem mes asaj vetmie te erret qe kishte rene si zi mbi shoqerine shqiptare te fundit te vitit 1990. Por a ka mundur ta ruaje ate shkelqim edhe sot pas 21 vjetesh ajo date e rendesishme e kalendarit tone e cila ndryshoi rrenjesisht Shqiperine Pergjigjja e pare eshte Po. Tani pas 21 vjetesh Shqiperia ka ndryshuar eshte bere anetare e NATO-s dhe ka plotesuar kriteret per te qene nje vend kandidat per ne BE. Shqiperia eshte nje vend i lire me standarde te larta te lirise se shprehjes tregut dhe sipermarrjes. Shqiptaret prej krishtlindjeve te viti te kaluar levizin lirisht ne te gjitha vendet e Bashkimit Evropian duke permbushur keshtu nje nga idete shnderruese te 8 dhjetorit 1990 Shqiperia si Evropa.
Tete Dhjetori ka edhe humbje te pakontestueshme. Atij i mungojne dhjetera veprimtare te kesaj date te posacme te historise se re te Shqiperise nga Arben Broci tek Avdyl Matoshi Naim Dizdari Leke Cokaj Gjin Kolbucaj Rasim Lumeshi Ilir Gosturani Syle Lushaj. Heroi i kesaj levizjeje Azem Hajdari u vra nga regjimi neokomunist me 12 shtator 1998 dhe trupi i tij prehet ne varreza diku ne periferi te kryeqytetit.
Gjeneza revolucionare e dates 8 qendron pikerisht tek vrulli spontan i ideve qe cuan brenda nje jave ne rrezimin e nje regjimi hafijesh dhe burgjesh politike thua se nuk kishte ekzistuar kurre. Dhjetori ka pasur qysh ne fillim dy rrjedha njeren pozitive te perfaqesuar nga mijera studente te drejtuar nga Hajdari dhe Berisha dhe tjetren negative te perfaqesuar prej te futurve te sigurimit dhe Alise.
Dhjetori u pergjak qysh ne oret e para te levizjes por edhe ne vazhdim. Shume ish-studenteve te Dhjetorit u vrane u plagosen dhe torturuan ne vitet 1990-1992 si dhe gjate tete viteve te rikthimit te ish-komunisteve ne pushtet 1997-2005. Ish-komunistet kane neveri per 8 Dhjetorin. Por cfare ka ndodhur ne dhjetor 1990 Le te shohim shenimet dite pas dite.
Data 8
Tete Dhjetori eshte bibel e pershpejtimit te shqiptareve drejt perparimit. Nese ajo date qendron e ftohet dhe e larget pas 21 vjetesh ashtu ai edhe heroi i saj i mbuluar me dheacute te lagesht nga shirat diku ne periferi te Tiranes ky nuk eshte faji i saj. Ajo prape qendron e pacenueshme se bashku me thirrjet dhe brohoritjet per liri madje gati paprekshme se bashku me idete qe do te lindnin prej saj. Une me poshte do te jap nje kalendar te ngjarjeve nga teta deri me dymbedhjete dhjetor per te pare sipas shenimeve te mia por edhe te personazheve te kesaj levizje se ku del e qarte historia dhe ku ajo humbet. Rreth ores 20.00-21.00 te kesaj date kur studente konviktore te Inxhinierise Mekanike Elektrike dhe te Gjeologjise kane lene godinat e tyre dhe i jane afruar sheshit perpara drejtorise se Qytetit Studenti per ta ka qene e frikshme. Por kur 100-150 studente te ketyre degeve te lodhur nga nje diskriminim ekonomik kane kerkuar ashtu ne gjysmerresire fajtorin e vuajtjeve te tyre per te dale pak me vone tek sistemi i gjerave te mbrapshta te regjimit historia ka levizur perpara. Ata kane filluar te kendojne kengen e njohur Se mjaft ne roberi o e mjera Shqiperi si dhe kane hedhur disa parulla ekonomike etj. Kur studentet jane shtuar ne rreth 400 vete kane marre rrugen drejt sheshit te mensave te reja qe me vone do te quhej sheshi Demokracia. Aty jane ndalur dhe kane veshtruar njeri-tjetrin. Ata duke e ndjere se e keqja mund tu vinte nga dikush dhe nga brenda vetes kane leshuar nje nga thirrjet me te zakonshme per nje revolucion per nje kryengritje Poshte spiunet Qyteti Studenti i cili kishte dite qe shkembente letra dhe peticione me Kryeministrin Adil Carcani per shkak te pakenaqesive rreth trajtimit te tyre dhe kushte mizerje te banimit ishte vene nen mbikeqyrje te rrepte. Sapo studentet dolen ne qender te qytezes se tyre me siguri kujdestaret administratoret dhe spiunet vullnetare te godinave dhane alarmin lart ne qeveri. Ndersa studentet kane filluar te shtohen kane marre ecjen per tek godina nr. 14. Aty rreth ores 10.30-11.00 e nates per here te pare me turmen eshte bashkuar edhe studenti nga Tropoja Azem Hajdari. Ne momentin kur ky student i vitit te trete te Filozofise ka hipur mbi nje bordure apo mbi nje vazo betoni per tu folur shokeve te vet levizja ka marre nje karakter te organizuar. Ajo tashme do te ishte nje koke dhe ky do te ishte studenti energjik Azem Hajdari. Historia tashme kishte ndryshuar. Ai qysh ne kete moment do te demonstronte dhuntite e nje udheheqesi dhe organizatori te madh. Azemi nuk do ta linte qe te shuhej ne asnje cast dhe ne asnje rrethane protesta. Dritat uji ushqimi dhe kushtet ekonomike ne teresi i kishin nxjerre ne rruge keta njerez ndersa Azem Hajdari do ti drejtonte ata drejt shembjes se sistemit. Rreth ores 11.00 te nates grumbulli i studenteve eshte ndalur perpara godinave numer 11 dhe 12 te vajzave. Ne keto caste shume vajza kane zbritur per tu bashkuar me shoket e tyre. Kujdestaret e rrepta jane kujdesur qe ti ndalojne ato por nuk kane mundur. Ne fillim Alma Bendo dhe pas saj edhe shume te tjera kane rene poshte te varura per carcafesh. Tani protestuesit jane ndjere me mire. Kur grumbulli i studenteve do te arrinte ne rreth 1500 vete dikush ne gjysmerresire duke marre zemer edhe nga vrulli i studenteve ka hedhur nje ide te guximshme. Te shkojne dhe te demonstrojme ne sheshin Skenderbej ka thirrur ai. Sic ndodh ne te tilla raste disa e kane kundershtuar duke thene se eshte me mire qe te demonstrojne ne Qytetin Studenti por kane fituar me kembengulesit ata qe do te udhehiqnin studentet drejt sheshit Skenderbej. Kishte kaluar ora 11.00 e nates kur grumbulli i studenteve me ne krye Azem Hajdarin eshte nisur ne drejtim te qendres se Tiranes duke pershkruar rrugen Budi.
Ndeshja e pare me sistemin
Ne hyrje te Qytetit Studenti kishte dale nje rreth policesh. Ata i ndalen studentet duke u bere thirrje qe te ktheheshin ne dhomat e tyre. Ketu eshte percaktuar edhe fati i Revolucionit te Dhjetorit. Nese studentet do te thyheshin nga kjo toge policesh dhe civilet e sigurimit gjithcka do te kthehej drejt erresires se sistemit. Po nuk ndodhi keshtu. Ata kane zgjedhur te shkojne perpara. Ata kane zgjedhur mes dy alternativave njeren ate me te veshtiren me heroiken. Ne nje regjim diktatorial sic ishte ai i Shqiperise staliniste ne ato caste studentet mund te kene zgjedhur vdekjen torturen burgun ose kampin e perqendrimit. Ata nuk kane pasur shume kohe per tu menduar rreth ketyre gjerave dhe kjo duhet pare si nje avantazh per vendimin e tyre. Studentet kane kryer nje veprim te vullnetshem dhe kane shkuar perpara. Ata kane zgjedhur sic del me vone lirine dhe kjo ka qene vlera e pare dhe perfundimi i pare i Levizjes se Dhjetorit. Projekti i nje sistemit te ri dukej se po lindte dalengadale. Studentet nuk jane thyer. Ata kane kerkuar qe dikush nga qeveria te vije dhe te bisedoje me ta. Rreth ores 11.30 ka ardhur vete Skender Gjinushi minister i Arsimit. Zbritja nga makina dhe thirrja e tij se Cfare kerkoni apo Te cilit fakultet jeni Pse jeni mbledhur etj. kane terhequr vemendjen e studenteve. Disa e kane njohur menjehere pasi e kishin pasur pedagog. Ata kane menduar ne ato caste se anen e kujt do te mbante ministri i tyre ate te policeve qe u kishin zene rrugen apo te tyre per te ecur perpara. Pra Gjinushi kishte mberritur ne priten e organizuar kunder studenteve ne afersi te kopshtit dhe cerdhes se lagjes gjithashtu edhe Pirro Kondi sekretari i pare i Komitetit te Partise se Tiranes. Studentet u jane pergjigjur te dyve ne menyren e tyre vendosur dhe pak te nervozuar se duan te ecin perpara dhe se nuk kishin ndermend te largoheshin si burracake. Masa e studenteve kishte vendosur te marshonte ne menyre te pandalshme. Ata ishin bartes te lirise ndersa ajo toge policesh te mjere nje ngaterrese e vogel nje shkak i mire per te ndezur gjakrat dhe te provuar vendosmerine e levizjes. Studentet nuk kane pranuar te shperndaheshin sic u eshte kerkuar por jane nisur drejt Sheshit Skenderbej. Gjithe skena tani zhvillohet tek cerdhja e femijeve ne rrugen qe te con per tek Liceu Artistik apo qe del nepermjet degezimit tjeter ne Rrugen e Elbasanit dhe pastaj drejt qendres se Tiranes. Aty eshte pare nje gardh tjeter policesh me skafandra qe tundin shkopinjte e gomes ne ajer. Studentet me siguri kane pasur nje prirje per te ecur por shfaqja e skafandrave dhe e ushtareve pak me tutje i ka detyruar qe te ndaleshin. Ta pakten te benin nje plan me njeri tjetrin. Studentet duke e parandier ate qe u kanosej kane thirrur Nuk duam si ne Kosove. Aty ka filluar te hidhej edhe ndonje parulle me karakter politik. Ne keto kushte mendimi i studenteve ka qene se duhej biseduar me Presidentin Ramiz Alia me mendimin se vetem ai mund te bente dicka. Rreth ores 12.00 te nates hipur mbi nje makine te larte ka ardhur ministri i Brendshem Hekuran Isai. Ai sapo ka zbritur ka thirrur Cfare ka ndodhur Cfare kerkoni ju studentet etj. Zoti Isai ka bashkebiseduar me studentet. Ata te gjithe ishin te prere ne kerkesat e tyre. Tashme ata ishin aktore te nje historie te re qe po lindte pas disa ndalesave te perkohshme qe do te pasonin keshtu deri me daten 12. Pas rreth nje ore Isai u ka komunikuar studenteve se Ramiz Alia pret ne takim nje perfaqesi tuajen. Alia kishte kerkuar nje perfaqesi prej 10-15 studentesh dhe keta te fundit aty per aty nuk kane vonuar ta nxjerrin ate. Zgjedhja eshte bere thuajse spontane dhe ne krye te delegacionit ka qene Azem Hajdari. Rreth ores 1.00 te mesnates perfaqesia e studenteve e perbere prej 13 vetesh eshte nisur ne nje makine per te zhvilluar bisedimet e para me Ramiz Aline. Takimi i studenteve me Presidentin komunist eshte bere ne nje nga sallat e Universitetit te Tiranes ne Fakultetin e Inxhinierise Mekanike-Elektrike. Pervec Alise ne takim merrte pjese edhe Xhelil Gjoni. Sipas deshmitareve Alia u ka kerkuar studenteve te deklaronin kerkesat e tyre dhe ata per here te pare jane gjendur te papergatitur. Ai si nje hileqar i madh kerkonte te dinte qellimet e tyre projektet e tyre. Nuk do pyetje se ata po kerkonin lirine e tyre dhe per momentin sic do te thoshte me vone Azem Hajdari per te shkuar deri atje u besonin me shume shesheve se sa disa letrave qe ata i quanin thjesht burokratike. Ndoshta nje filozof ka pasur te drejte kur shkruante se individi nuk ka nevoje te di se si do ta perdore lirine ai deshiron vetem ta flake tutje zgjedhen. Megjithate keta studente guximtare kishin nje projekt ne kokat e tyre dhe Azemi si gjithnje i ka dale zot kesaj pune duke premtuar se shume shpejt do ti shkruanin kerkesat e levizjes dhe do tia dergonin. Ata kishin vendosur te flaknin tutje zgjedhen. Ramiz Alia u ka deklaruar studenteve se kerkesat tuaja do te plotesohen por ka vene si kusht kthimin ne mesim dhe dhenien fund te demonstratave. Eumlshte folur gjithashtu edhe per nje takim qe mund te behej te marten. Heqja dore nga demonstratat ka qene nje kerkese torturuese per Azem Hajdarin dhe per studentet megjithate jane larguar nga bashkebiseduesi i tyre per te bere planet me shoket e tyre qe prisnin tek rruga Budi ne te dale te Qytetit Studenti. Ndersa dialogu i perfaqesise se kryesuar nga Azemi dhe Ramiz Aline eshte zhvilluar ne pamje te pare normal dialogu mes studenteve qe prisnin delegacionin dhe sampisteve ka qene disi ndryshe. Gjate kohes qe studentet prisnin kthimin e delegacionit nga bashkebisedimi atyre u eshte bere presion qe te shperndaheshin. Ata nuk kane pranuar. Ne nuk levizim pa ardhur shoket tane kane deklaruar studentet. Atyre u eshte bere presion edhe nga njerez pa uniforma qe te shperndaheshin dhe situata po evoluonte. Tashme forcat e policise ishin pak metra me larg ne furgone kuptohet si nje mjet presioni. Perfaqesia eshte kthyer rreth ores 1.20 te nates. Azem Hajdari u ka thene studenteve se Ramiz Alia do ti priste edhe nje here tjeter por nuk ka mundur te jepte te tjera sqarime. Ndersa Hekuran Isai po u kerkonte studenteve qe te ktheheshin ne konvikte deshmitaret kane treguar se pa mbaruar mire fjalen ministri nje oficer bertet sikur gjoja i kane vjedhur pistoleten. Ata kane kerkuar nje shkak per tiu versulur studenteve qe ishin ngritur gisht kunder regjimit dhe e kane shpikur po ne vend. Dikush ka dhene nje urdher me radio dhe mbi studentet ka filluar masakra.
Forcat e policise speciale i kane rrahur studentet perfshire edhe vajzat ne nje menyre barbare. Me siguri ata tashme kane menduar se gjerat nuk mund te ndreqeshin me nje revolucion social por vetem me nje nderrim sistemi. Prej stuhise se shkopinjve studentet jane shperndare. Nje pjese eshte strehuar ne pallatet aty afer nje pjese eshte rigrumbulluar ne sheshin Demokracia. Aty studentet kane vendosur qe te mblidheshim perseri per te protestuar kunder autoreve te vertete qe perdoren dhunen kunder studenteve. Ne ate nate te zakonshme dhjetori e cila sa vinte e po freskohej rreth ores 2 te mengjesit eshte rene dakord qe rreth ores 7.30 te gjithe perfaqesuesit e fakulteteve te mblidheshin tek mensa e vogel per te percaktuar platformen e veprimeve qe do te ndermerrnin. Studentet kane vazhduar te qendronin jashte. Rreth ores tre te mengjesit dikush qe kishte mundur te siguronte Karten e Helsinkit per te Drejtat e Njeriut ka filluar qe ta lexoje perpara studenteve protestues elementet e nje ideologjie te re filluan te edukoheshin. Ky ishte vetem fillimi i shpjegimit te demokracise ate mengjes prej nga pritej te vazhdonin perpjekjet per legalizimin e pluralizmit politik. Ata ishin te gjithe studente konviktore por ishin te gjithe heronj. Tirana nuk ka pasur mundesi ti ndihmoje ate nate te vrenjtur per vete spontanitetin e fillimit te protestes dhe rrethanat e saj. Ata do te vinin vetem ne ditet ne vazhdim.
Nente dhjetori nje date tjeter e historiseCfare do te ndodhe me pas Kjo ka qene pyetja qe ka stermunduar studentet protestues me 9 dhjetor te cilet kishin guxuar te sulmonin shtetin e diktatures se proletariatit nje nate me pare. Studentet apo drejtuesit e tyre me ne krye Azem Hajdarin kane filluar te mendojne per perplasjen e madhe. Duhet thene se ne kete kohe nuk ka pasur bartes te autorizuar per te sulmuar rregullin tragjik te gjerave te sistemit. Ka pasur vetem spontanitet. Keta njerez ishin antikomuniste dhe te dielen me 9 dhjetor preokupimi kryesor i tyre ka qene qe te beheshin shumice. Per kete ata duhet te dilnin ne Sheshin Skenderbej me shprese se do te gjenin perkrahjen e Tiranes e cila deri tani kishte veshtruar dhe heshtur. Nje ngarkese frike mbi 46-vjecare e mbante akoma larg levizjes. Nga ora 8-9 e mengjesit studentet konviktore por edhe te tjere te pakte nga Tirana si dhe pedagoge jane grumbulluar ne sheshin Demokracia. Aty eshte vendosur qe te marshonin drejt Tiranes. Ne oren 9-te mengjesit ka filluar Levizja e Studenteve me ne krye Azem Hajdari. Kjo ishte nje perpjekje madheshtore per te integruar Tiranen ne revolucionin studentor ne menyre qe regjimi te mos i izolonte te mos i thyente me metodat e tij te hekurta te dhunes. Duke qene te rrethuar dhe nen mbikeqyrjen e forte te regjimit studentet kesaj radhe nuk kane zgjedhur Rrugen Budi si nje rruge ters ku u perplasen nje nate me pare me policine. Ata kane marre rrugen tjeter qe te con drejt qendres se Tiranes ne drejtim te Fakultetit Histori Filologji pra Rrugen e Elbasanit. Rreth ores dhjete ne afersi te Shkolles se Mesme Artistike e njohur ne Tirane si Liceu protestuesit kane hasur ne nje gardh te trefishte policesh forcash speciale te nderhyrjes se shpejte sigurimsash te veshur civile dhe makinash ushtarake. Rruga ishte nderprere. Studentet kane filluar te hidhnin parullat Nuk duam si ne Kosove Hiqni policine Nuk duam dhune Jemi per paqe etj. Aty eshte hedhur per here te pare slogani E duam Shqiperine si gjithe Evropa. Ky slogan ngjante teper sfidues ne gojen e studenteve te rrethuar nga kordone policesh. Komunikimi me policine ka qene i prere. Studentet kane deklaruar se i kerkonin Ramiz Alise te bente publik personin qe kishte urdheruar qe te perdorej dhuna nje nate me pare per ndryshe marshimi i tyre do te ndalej vetem ne sheshin Skenderbej. Levizja eshte si puna e historise. Aty ku duket se gjithcka mund te marre fund ajo rilind. Studentet po tregonin vullnet te forte. Njeri prej tyre u thote shokeve per rreth se kemi me vete edhe pedagoge. Kur studentet kane kthyer koken nga fundi i demonstruesve afer gardhit te hekurt te ambasades Italiane sot ndertesa e ambasades Amerikane ata dallojne pedagogun e tyre prof. Sali Berisha.
Berisha i pari nga intelektualet shqiptare qe bashkohet me protestat e studenteve.
Berisha ishte nder te paret intelektuale shqiptare me reputacion mbarekombetare dhe evropiane qe u bashkohet protestave studentore. Sic shprehet studiuesi i shquar Elez Biberaj tek libri i tij Shqiperia ne tranzicion intelektualet deri ne ate kohe ishin mosdashes ndaj nje ballafaqimi te hapur me regjimin ndaj veprimtarive antiqeveritare. Pavaresisht pse Berisha dhe Pashko ishin shfaqur si intelektuale te prire per reforma vetem te rinjte ishin te gatshem per tu perleshur me qeverine veren ai. Ne kete kohe Berisha ishte bere nje figure e njohur per shkak te konfrontimit me Ramiz Aline ne nje takim qe ky i fundit kishte mbajtur me intelektualet ne gusht 1990. Por edhe per shkak te artikujve te tij te cilet sic shkruan edhe Biberaj kishin provokuar pluralizmin politik. Sic ka thene vete Azem Hajdari ne te gjalle te tij te gjithe studentet kishin gjetur tek Berisha njeriun me vizion mbrojtesin e palekundur si dhe ideatorin e madh. Berisha sic duket kishte zgjedhur perfundimisht qe te dilte hapur kunder regjimit. Ne fakt ai qysh ne takimin e gushtit ishte dalluar prej intelektualeve te tjere ne konfrontimin me Presidentin komunist Alia nderkohe qe Kadare dhe Pashko paten heshtur apo paten refuzuar te shkonin me tutje. Por ndersa gjendja ne vend vinte duke u perkeqesuar regjimi nuk po thyhej bile as nga kolapsi i plote ekonomik dhe as nga kushtet qe i kishte vene komuniteti nderkombetar pas ngjarjes te 2 Korrikut ku rreth 5000 te rinj te Tiranes paten hyre ne ambasadat perendimore. Ata i paten dhene nje te goditur te forte sistemit te hekurt por dhe terhequr vemendjen e Perendimit rreth asaj qe po vazhdonte te eksperimentohej ne Shqiperi. Ne vere te vitit 1990 Berisha pati dhene nje interviste per gazeten Drita organ i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise e cila u konsiderua mjaft liberale apo e avancuar per kohen. Nepermjet kesaj interviste dhene gazetarit te njohur te Drites Skender Bucpapaj ai pati hedhur ide te guximshme te cilat nuk paten kaluar pa nje debat te forte ne opinionin publik ne teresi dhe vecanerisht ne radhet e rinise shkollore. Autori i intervistes pati befasuar rrethet intelektuale dhe artistike te Tiranes jo vetem per idete e avancuara politike por edhe per kulturen sfiduese qe prezantonte ai. Berisha dha te kuptoje nepermjet kesaj interviste se ishte jo vetem nje njohes i mire i tendences per ndryshim te shpirtit kombetar por edhe i kultures dhe politikes perendimore i te drejtave te njeriut dhe hapjes elemente keto per te cilat kishte nevoje shoqeria shqiptare pas rreth 46 vjeteve diktature. Ne shtator 1990 Berisha kishte botuar nje tjeter artikull ne gazeten Bashkimi ku bente thirrje per pluralizem politik. Ai u drejtohet intelektualeve me apelin qe te mbeshtesnin demokratizimin e vendit. Nderkohe qe Kadare largohet nga Shqiperia duke shpallur me 25 tetor 1990 azilin e tij politik ne France me shpresa te thyer per nje premise pluralizmi politik ne Shqiperi Berisha vendos te luftoje deri ne fund me diktaturen. Ne nentor 1990 ai boton nje tjeter artikull tek Zeri i popullit ne te cilin shprehet se vendit i duhet pluralizmi politik dhe jo pluralizmi i ideve sic kishte deklaruar Ramiz Alia. Ne kete menyre pedagogu dhe shkencetari i shquar shqiptar Sali Berisha ishte bere interpreti me i besueshem i shqiptareve per liri dhe demokraci. Atij i kishte munguar deri tani vetem masa e njerezve revolucionare per te ndertuar idete e tij dhe pikerisht tani kishte gjetur. Prandaj edhe gjendej ne mes te tyre. Ai ishte nje nga ata qe besonte se fati i historise mund te ndryshonte ne te mire per shqiptaret. Ai ishte njeriu qe i duhej ketij revolucioni te madh. Studentet pasi pane vendosmerine e tij pranuan ate ne shtabin e drejtimit te demonstratave. Bile e kishin kerkuar ate si edhe disa pedagoge te tjere qysh me 8 dhjetor kohe kur ai do te kthehej nga nje sherbim jashte shtetit. Disa pedagoge nuk pranuan tu bashkengjiteshin studenteve te tyre per shume arsye por Sali Berisha nuk ishte nga ata qe do te fshihej kur studentet e tij i kishin shpallur lufte regjimit. Berisha do te gjente nje mirekuptim dhe mbeshtetje tek studentet jo vetem per faktin se ai ishte konfirmuar si nje opozitar real i regjimit por dhe si nje intelektual i shquar i cili kishte bere thirrje publike per ndryshime. Nga ana tjeter ne shtabin kryesor te drejtimit te protestave sic verejne edhe te tjere studiues pervec Hajdarit gjendet edhe nje grup i madh studentesh nga vendlindja e tij Tropoja si Bardhyl Ukcama Arben Ahmeti Bislim Ahmeti Gjin Progni Afrim Krasniqi Ilir Dizdari Leonard Basha Izet Haxhia Abdyl Matoshi Arben Gabraj Mhill Geci si dhe nje numer akoma me i madh studentesh nga veriu antikomunist si Shinasi Rama Arben Broci Arben Lika Tefalin Malshyti Myftar Gjana Ndue Lugja Arben Cejku Edi Paloka etj. te gjithe drejtues protestash ne fakultetet e tyre. Ne te njejten kohe ne Universitetin e Shkodres atehere Instituti i Larte Pedagogjik pervec studentit te Historise Flamur Bucpapaj qe ishte vene ashtu si Azem Hajdari ne Tirane ne krye te levizjes studentore antikomuniste te ketij universiteti ne kete levizje ishin edhe te tjere nga vendlindja e Berishes si Ismet Pali Nazmi Peka Alma Sula Ilir Seci Ise Doci Perparim Hyka etj. Duke iu rikthyer perseri levizjes studentore ne Tirane ajo qe verehet tani eshte se Berisha qysh ne kontaktet e para i nxiti studentet te vazhdonin demonstratat e tyre paqesore duke i bindur ata qe te fusnin ne peticionin e ardhshem edhe kerkesen per pluralizem politik. Nuk do pyetje se ne ate fillim studentet nuk kishin kerkesa te qarta. Ato grupoheshin ne kerkesa kryesisht me karakter ekonomik dhe deri tek kerkesa per krijimin e nje shoqate te pavarur te studenteve dhe intelektualeve te rinj. Qysh ne kete kohe regjimi dhe Presidenti Alia u perpoqen qe te perdornin reputacionin e Berishes tek studentet i cili po demonstronte bashke me ta qe te ndermjetesonte duke perdorur kete influence te dukshme ne menyre qe te binte studentet qe ti jepnin fund bojkotit te mesimit. Ne kete menyre Alia mendonte se bashke me pushimin e protestave do te ishte ai dhe njerezit e tij qe do tu vinin kushtet e vazhdimit te lojes politike dhe jo studentet. Me kete veprim ai mendonte te siguronte dy gjera. Se pari te kishte ne anen e tij radhen e levizjeve sic i interesonte atij dhe se dyti te kontrollonte protestat e studenteve te cilet ne oret qe pasojne do te radikalizonin veprimet dhe kerkesat e tyre.
Rikthimi tek demonstrata ose idete mbizoteruese te lirise
Nuk ka ne bote ide me mbizoteruese se sa ideja e lirise. Studentet dhe pedagoget e tyre kishin filluar te mendonin rreth nje shoqerie qe akoma nuk ekzistonte. Megjithate atyre u duhej qe te shtrinin per toke kete mur policesh te regjimit qe kishin perpara dhe te dilnin ne shesh per tu bashkuar me Tiranen. Deri tani Tirana kishte heshtur. Vetem pak lajme ishin marre vesh nga opinioni rreth saj cfare kishte ndodhur nje nate me pare ne rrugen Budi ku gjaku i studenteve ishte akoma i pathare. Te nesermen me 9 dhjetor gazeta e Partise se Punes Zeri i popullit kishte publikuar vetem nje lajm te shkurter te ATSH-se rreth disa pakenaqesive ekonomike te cilat kishin cuar ne protesta nje grup studentesh konviktore dhe kaq. Ne kete kohe edhe shumica e intelektualeve ishin te frikesuar idete e tyre akoma nuk i ishin nenshtruar shqyrtimit publik ballafaqimit te hapur popullor nderkohe qe regjimi pergjonte dite e nate mbi ta. Ardhja e Sekretarit te Pare te BRPSH-se Lisien Bashkurti per te biseduar me studentet u ka dhene rast atyre per te perseritur kerkesat. Bashkurti me vone do te merrte teresisht anen e studenteve duke u bere pjese e opozites politike kunder regjimit monist.
vijon...........................................