E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i po heton edhe KFOR-in

E plotesuar Pese personat e arrestuar sot nga EULEX-i jane te dyshuar per kontrabande me karburante shmangie nga tatimi dhe keqperdorim te autorizimeve ekonomike ne bashkepunim me pjesetare te KFOR-it.

Zedhenesi i KFOR-it Hans Dieter Weichert ka konfirmuar per Express se ne lidhje me arrestimet e sotme jane duke u hetuar edhe disa ushtare te KFOR-it.

Ushtaret qe po hetohen jane kthyer ne atdhe ne pritje te perfundimit te hetimeve ka saktesuar Weichert.

KFOR-i nepermes nje deklarate per shtyp ka mirepritur hetimet e EULEX-it ndersa ka theksuar se ne rast te deshmive te qarta keta kriminele duhet te vihen para drejtesise.

Gjate viteve te kaluara disa nga ushtaret e KFOR-it jane dyshuar te kene qene te perfshire ne kontrabande me karburante shmangie nga tatimi dhe keqperdorim te autorizimit ekonomik thuhet ne nje deklarate te leshuar nga zedhenesi i KFOR-it.

Hetimet e EULEX-it dhe autoriteteve te tjera jane duke u ndermarre ne interes te KFOR-it dhe me ndihmen e autoriteteve te KFOR-it.

KFOR-i mirepret hetimet e hollesishme dhe ne rast te deshmive te qarta keta kriminele te vihen para drejtesise. Kjo i referohet te dyja paleve te dyshuarve nga Kosova e po ashtu te cilitdo komb Tjeter thekson deklarata.

KFOR-i denon te gjitha aktet kriminale dhe kombi i cili eshte i perfshire ka filluar te gjitha masat e duhura duke perfshire edhe hetimet disiplinore dhe kriminale.

Vale e re arrestimesh nga EULEX-i

Misioni i Bashkimit Evropian per Sundim te Ligjit EULEX ka realizuar sot ne mengjes disa bastisje ne gjithe Kosoven me crast ka arrestuar pese te dyshuar ne lidhje me dyshime per krim te organizuar dhe kontrabande. Dy te dyshuar te tjere gjenden jashte vendit.

Jane bastisur kater kompani si dhe shtepi private te shtate te dyshuarve.

Bastisjet jane realizuar ne saje te hetimeve te vazhdueshme te krimit te organizuar dyshimet per kontrabandim me derivate shmangie nga tatimi dhe keqperdorimit te autorizimeve ne ekonomi ka njoftuar EULEX-i nepermes nje komunikate shtypi.

Bastisjet jane kryer nga Departamenti ekzekutiv i policise se EULEX-it dhe zyrtaret e Doganave te Kosoves te mbeshtetur nga Departamenti i policise speciale te EULEX-it.

Ne kuader te ketyre bastisjeve prokurori i EULEX-it ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine ka autorizuar arrestimin dhe paraburgimin policor te pese te dyshuarve. Dy te dyshuarit e tjere momentalisht gjenden jashte vendit.

Bastisjet jane autorizuar nga gjykatesi i procedures paraprake ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine.

Hetimet jane duke u kryer nga departamenti ekzekutiv i policise se EULEX-it dhe Dogana e Kosoves nen mbikeqyrjen e prokurorit te EULEX-it te Gjykates se Qarkut ne Prishtine.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›