E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen 7 trafikante femrash

Policia e Kosoves ne kuader te luftimit te trafikimit me qenie njerezore ka realizuar operacionin policor te koduar me emrin Fontana 2010 me crast ka arrestuar nje grup kriminal qe dyshohej se merreshin me aktivitet kriminale te trafikimit me qenie njerezore dhe me prostitucion.

Aksioni i nisur me 13 shtator eshte ne vazhdimesi e siper dhe priten edhe arrestime te tjera.

Sektori Kunder Trafikimit ne Prishtine i mbeshtetur nga hetuesit policore te Drejtorise per Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerezore ka arrestuar ne Rajonin e Prishtines ka arrestuar te henen 6 persona. Tre prej tyre dyshohen per vepren penale te trafikimit me qenie njerezore dhe tre te tjere per marrje me prostitucion.

Gjithashtu jane identifikuar dy viktima te trafikimit shtetase kosovare.

Kurse te marten Njesia Kunder Trafikimit ne Ferizaj ka arrestuar nje femer shtetase e Shqiperise per dyshim te vepres penale te trafikimit me njerez dhe ka identifikuar nje femer shqiptare kosovare viktime e trafikimit.

Personat e arrestuar jane
N. S. femer shtetase kosovare
H. C. mashkull shtetas kosovar
G. A. mashkull shtetas kosovar
F. M. femer shtetase shqiptare
A. N. femer shtetase kosovare
A. M. mashkull shtetas kosovar dhe
L. G. mashkull shtetas kosovar.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›