Mediu ne Itali merr pjese ne konferencen per mjedisin

Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu morri pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Praktikat më të mira për manaxhimin e mbetjeve urbane dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërkombëtar nëpërmjet Korridorit 8, që u mbajt në Itali.
Ministri Mediu njohu pjesëmarrësit me progresin që Shqipëria ka bërë në përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë europian në drejtim të manaxhimit më të mirë të mbetjeve urbane.
Më pas, Mediu u prit në takim edhe nga Presidenti i Rajonit të Puglias, Nichi Vendola me të cilin u propozua nënshkrimi i një marrëveshje të përbashkët bashkëpunimi në fushën e mjedisit mes Italisë dhe Shqipërisë, për të rritur dhe forcuar kapacitetet në këtë fushë.