Berisha Fati i madh i shqiptareve ndertimi i rrugeve nuk varet nga Rama

Kjo rruge eshte fatlume sepse nuk mund te bllokohet nga politika bllokuese e kryetarit aktual te Partise Socialiste sepse ju garantoj se ne qofte se edhe keto do te ishin ne paketen e bllokimit shqiptaret nuk do te shihnin nje rruge te vetme
Kryeministri Sali Berisha gjate perurimit te autostrades Levan-Tepelene akuzoi Partine Socialiste per bllokim reformash. Ai deklaroi se shqiptaret duhet te jene te lumtur qe rruget nuk kane qene ne paketen e Partise Socialiste sepse ne rast te kundert ato nuk do te ishin ndertuar. Kreu i mazhorances theksoi se kjo rruge eshte fatlume pasi nuk eshte ne paketen e bllokimit te liderit te Partise Socialiste. Kjo rruge eshte fatlume sepse nuk mund te bllokohet nga politika bllokuese e kryetarit aktual te Partise Socialiste sepse ju garantoj se ne qofte se edhe keto do te ishin ne paketen e bllokimit shqiptaret nuk do te shihnin nje rruge te vetme me sy dhe do te mbeteshin me trashegimine hoxhiste qe ishte edhe trashegimia me katastrofale ne rruge. Por nuk ka asgje qe mund te pengoje ndertimin e Evropes ne cdo skaj te ketij vendi ndertimin e Evropes ne luginen e Vjoses ne luginen e Perroit te Thate ne luginen e Kardhiqit e kudo ne cdo fshat e cdo vend dhe procesi i integrimit eshte e do te mbetet nje proces i parikthyeshem - u shpreh Kryeministri Berisha.
Investimet
Ne vijim te fjales se tij kreu i qeverise ka garantuar se qeveria po nderton rruge dhe ura bashkimi per integrimin e Shqiperise ne BE. Keto deklarata kreu i qeverise i ka bere pas inspektimit te punimeve ne rrugen Levan-Tepelene investim qe kap vleren 70 milion euro. Autostrada Levan-Tepelene eshte nje nga autostradat me te rendesishme te vendit pasi me perfundimin e saj Gjirokastra Permeti Tepelena do te arrihen nga Tirana ne nje hark kohor me pak se dy ore. Saranda me perfundimin e segmentit Kardhiq-Delvine do te jete edhe ajo ne 2 ore e 20 minuta. Nese do te doni te shkoni te pini nje kafe ne majen e Cajupit Olimpin e Gjirokastres do te shkoni aty per 2 ore e 30 minuta. Pra kjo rruge transformon Shqiperine nga Tirana deri ne skajin e saj me jugor. Mendoj se kjo rruge e ben me zonje Shqiperine ne 100 vjetorin e saj. Kjo rruge do te perfundoje dhe Shqiperia ne 100 vjetorin e saj do te jete me rruge te atilla qe edhe ata qe bene projektet me mahnitese per te nuk e kishin perfytyruar ndonjehere - theksoi nder te tjera kreu i qeverise. Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se qeveria e tij do te vazhdoje te ndertoje cdo rruge te vendit sepse vetem ne kete menyre mund te ece perpara integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian.
Debati Topi-Topalli
Nderkohe i pyetur nese kete rruge po ndjek edhe Presidenti i Republikes Bamir Topi Kryeministri Berisha ka anashkaluar pergjigjen duke u perqendruar tek investimi. Sot jam ketu per kete kryeveper te puneve publike ne Shqiperi e cila ne vellime punimesh eshte pothuajse identike me Fierzen. Eumlshte nje veper jashtezakonisht e rendesishme. Nuk mund te dal jashte ndjesive qe kam sot per kete rruge ndaj ju lutem qe pyetjet qe keni per problem te tjera mi rezervoni ne konference te tjera shtypi sepse une sot jam teresisht i vershuar ne brendine e shpirtit tim nga Vjosa e bukurite e lugines se saj - vijoi me tej kreu i ekzekutivit.