Raporti Kredite e keqija ulin fitimet e bankave private
Ervin KOCI
Kredite me probleme po u kushtojne jo pak bankave private te cilave po u reduktohet fitimi pikerisht nga humbjet qe vijne nga sektori i kreditimit. Sipas statistikave te publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave per nente muajt e pare te vitit sistemi bankar arriti nje fitim 3.95 miliarde lekesh cka perfaqeson nje renie krahasuar me rezultatin e 8-mujorit kur fitimi kishte qene afro 4.9 miliarde leke. Ne raportin me te fundit te kesaj shoqate rezultati financiar i sistemit bankar shqiptar pesoi nje frenim ne muajin shtator. Megjithate ne krahasimin vjetor rezultati i sistemit bankar vazhdon te jete shume me i mire dhe per 9-mujorin e vitit 2010 fitimi ishte kater here me i larte krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2009. Rezultati financiar vazhdon te ndikohet nga nje norme ne rritje e kredive me probleme. Gjithnje sipas Shoqates se Bankave norma e kredive me probleme ne shtator arriti ne 13.8 nga 13.5 qe ishte ne muajin gusht. Po ta krahasojme me shtatorin e vitit 2009 norma e kredive me probleme eshte rritur me kater pike perqindjeje. Megjithese ne konferencen e fundit per shtyp Guvernatori Fullani deklaroi se nuk priste rritje te metejshme te kredive me probleme statistikat e shtatorit per momentin e pergenjeshtrojne.
Aktivitet kreditues
Pasi mbajten te shtrenguara kriteret e kredidhenies per gati tre muaj bankat kane nisur te lehtesojne standardet per klientet e tyre kryesisht ata te fushes se biznesit. Madje per konsumatoret sipas vrojtimit te BSH-se pritet nje shtrengim i standardeve per 3-mujorin e katert dhe te fundit te ketij viti. Bankat presin lehtesim te standardeve per bizneset dhe shtrengim te tyre per konsumatoret. Keto pritje jane shprehur ne kushtet kur bankat presin rritje te kerkeses ne tremujorin e katert te vitit 2010 si nga bizneset ashtu edhe nga individet - thekson analiza e BSH-se. Sa i perket ndarjes se kredise sipas llojit te monedhes ajo qe pritet eshte nje rritje e aktivitetit kreditues ne valute me nje ritem me te larte ne krahasim me monedhat e tjera si dollari amerikan apo monedha vendase.
Kredia per biznese
Politika shtrenguese e bankave per tu dhene kredi bizneseve gjate 3-mujorit te trete te vitit 2010 eshte realizuar kryesisht nepermjet rritjes se marzheve per kredite me rrezik me te larte dhe rritjes se kerkeses per kolateral. Portofoli ne valute i kredise per sektorin privat eshte rritur ne menyre te njetrajtshme duke regjistruar nje rritje vjetore prej 3.3 per qind ne muajin gusht. Rritja vjetore e kredise ne leke eshte ngadalesuar me tej duke arritur ne 12.0 per qind ne muajin gusht. Pavaresisht ngadalesimit ne terma vjetore kredia ne leke vazhdon te jape kontributin kryesor ne rritjen e kredise per sektorin privat - thekson BSH-e. Gjate 3-mujorit te trete te vitit rritja vjetore e portofolit per biznese qendroi ne 10 nen rritjen mesatare prej 10.4 te verejtur ne 3-mujorin e dyte. Sa i perket ndarjes se sektoreve ai me i kredituari eshte sektori i sherbimeve vecanerisht tregtia qe ka shenuar normat me te larta te rritjes. Kredia per sektorin e industrise dhe ate te ndertimit ruan ritme pozitive te moderuara te rritjes.
Kredia per individe
Kredia per individe eshte ndikuar nga ecuria e ngadalte e tregut te punes orientimi i individeve drejt kursimit pasigurite qe rrethojne investimin ne pasuri te paluajtshme dhe shtrengimi i kushteve te kredise bankare per financimin e konsumit. Ekspertet vleresojne se keta faktore kane sjelle nje kerkese te dobet per kredi dhe kohe me te gjate per shlyerjen e saj. Sipas te dhenave renia mesatare vjetore e ketij portofoli rezultoi 0.9 ne muajt korrik dhe gusht kundrejt renies prej 1.9 dhe 2.1 te shenuar ne 3-mujorin e dyte dhe te pare te vitit. Kjo ecuri eshte percaktuar ne nje mase te madhe nga kredia per konsum. Portofoli i saj gjate vitit eshte tkurrur me nje ritem vjetor gjithnje e me te ulet qe per kete tremujor rezultoi 3.3.
BOX///////////////////////////////
Bode Rritja e kredive te keqija problem jo i vogel
Rritja me shpejtesi e kredive me probleme ne sistemin bankar duket se do te mbetet nje problem edhe per qeverine sipas te ciles do te vijoje edhe vitin qe vjen. I vetmi fenomen negativ qe do te na shoqeroje vitin qe vjen dhe per te cilin duhen marre masa eshte rritja e nivelit te kredive te keqija ne banka- ka deklaruar dje Ministri i Financave Ridvan Bode gjate paraqitjes se projektbuxhetit 2011 perpara krereve te krupeve parlamentare ne Kuvend. Kreu i Financave gjate fjales se tij ka bere nje ekspoze te situates ekonomike duke vleresuar me nota pozitive eksportet kursin e kembimit dhe nivelin e inflacionit. Eksportet vazhdojne te jene me te larta se nje vit me pare nderkohe qe kursi i kembimit eshte stabilizuar. Gjithashtu niveli i inflacionit ndodhet brenda objektivave te Bankes se Shqiperise- ka deklaruar Bode. Sipas tij te ardhurat e buxhetit ne periudhen janar-shtator pesuan nje rritje prej 7.7 nderkohe qe buxheti per vitin 2011 parashikon nje rritje prej rreth 11. Gjithashtu ne kete buxhet qeveria ka parashikuar nje rritje per rrogat dhe pensionet si dhe investime ne infrastrukture- ka nenvizuar Bode.
Shkurt/////////////////////////////
FMN miraton projektin e reformes Kina radhitet e 3-ta
Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Nderkombetar arriti ne vendimin unanim mbi projektin e reformes per kuoten dhe administrimin. Sipas ketij projekti kuotat e Kines ne kete institucion nderkombetar do te rritet ne 6.4 per qind dhe renditja e saj do te rritet ne vendin e 3-te nga i 6-ti qe ka qene me pare. Krahas kesaj ekonomi te reja si India Rusia dhe Brazili kane fituar me shume kuota duke u radhitur ne 10 vende te para me te zhvilluara te botes. Sipas projektit te ri kuotat e pergjithshme e vendeve te zhvilluara ne FMN-e do te ulen ne 57.7 per qind ndersa ato te vendeve ne zhvillim do te rriten ne 42.3 per qind.
Zollik Ari te kthehet si para reference
Sistemi i sotem financiar nderkombetar duhet te ndryshoje dhe ta ktheje arin si pike referimi ne tregtine nderkombetare. Vendosja e arit si pike referimi adreson me mire rreziqet nga inflacioni deflacioni dhe problemet qe lidhen me vleren e monedhave te ndryshme. Ndonese ne librat shkollore ari shihet si para e se shkuares tregjet ne ditet tona po perdorin sot arin si aset alternativ- thekson presidenti i BB-se Robert Zollik. Ai ne nje interviste per perditshmen Financial Times thekson se sistemi financiar i njohur si Bretton Woods II i vene ne zbatim ne vitin 1971 duhet te ndryshoje. Sipas Zollik kjo do te marre kohe por duhet te nise menjehere nese duam te menjanojme te ashtuquajturen lufte te monedhave.
9 Nentor 2010