Prezantimi i projektbuxhetit 2011 opozita debaton me ministrin Bode
Ervin KOCI - Prezantimi i Projektbuxhetit 2011 ne konferencen e kryetareve te grupeve parlamentare eshte shoqeruar dje me debate te ashpra mes opozites dhe Ministrit te Financave. Ky i fundit gjate fjales se tij ka bere nje ekspoze te situates ekonomike duke vleresuar me nota pozitive eksportet kursin e kembimit dhe nivelin e inflacionit. Por kjo nuk ka mjaftuar per opoziten e cila ka ngritur pretendimin se ajo dhe grupet e interesit nuk jane njohur me pare me draftin i cili duhet tu paraqitej atyre perpara se te vinte ne Kuvend. Sipas kreut te Grupit Parlamentar socialist Gramoz Ruci opozites nuk i eshte dhene koka e mjaftueshme qe te njihet me projektligjin. Ai kerkoi qe opozites ti lihet tri dite kohe per te shqyrtuar projekt-buxhetin ne menyre qe me pas te jape objeksionet e saj. Debatet u bene gjate prezantimit te projektbuxhetit ne konferencen e Kryetareve ne seline e Kuvendit te Shqiperise para se ai te kaloje per shqyrtim ne komisionet kuvendore dhe per votim ne seance plenare.
Prezantimi
Gjate prezantimit dje ne konferencen e kryetareve Ministri i Financave Bode theksoi se ekonomia shqiptare po rritet gradualisht duke ia dedikuar kete rritje shtimit te volumit te eksporteve. Eksportet vazhdojne te jene me te larta se nje vit me pare nderkohe qe kursi i kembimit eshte stabilizuar. Gjithashtu niveli i inflacionit ndodhet brenda objektivave te Bankes se Shqiperise- ka deklaruar Bode. Sipas Bodes rritja reale e ekonomise do te shkoje deri ne 4 per qind. Te ardhurat e buxhetit ne periudhen janar-shtator pesuan nje rritje prej 7.7 per qind nderkohe qe buxheti per vitin 2011 parashikon nje rritje prej rreth 11- tha Bode. Ai ka shtuar me tej se ne kete buxhet qeveria ka parashikuar nje rritje per rrogat dhe pensionet si dhe investime ne infrastrukture. Ministri vuri ne dukje se ne projektbuxhetin e vitit 2011 eshte synuar ulja e deficitit buxhetor ne masen 3 per qind ndersa ka theksuar se rritja e shpenzimeve ne masen 10 per qind ka ardhur si pasoje e projekteve te investimeve nga qeveria. Ministri tha se buxheti do te financoje projekte te medha ne infrastrukture ndersa shtoi se do te vazhdoje tendenca e rritjes se pagave te uleta dhe pensioneve. Sipas tij ne kete buxhet qeveria ka parashikuar nje rritje per rrogat dhe pensionet si dhe investime ne infrastrukture.
Opozita
Gjate prezantimit kreu i Grupit Parlamentar te PS-se Gramoz Ruci kerkoi ne emer te opozites ti lihet koha e nevojshme per ta njohur dhe me pas per te diskutuar projekt- buxhetin. Duke akuzuar maxhorancen Ruci kerkoi qe me pare deputetet te njihen me projekt-buxhetin e pasi njekohesisht duhet te degjohen grupet e interesit e per tu diskutuar ne grup. Pas debateve e replikave te shumta Ruci kerkoi tre dite kohe per studimin nen per nen te projekt-buxhetit. Qeveria me projektimin e buxhetit te vitit te ardhshem synon te ule deficitin buxhetor ne 3. Per sa i perket shpenzimeve te cilat jane rritur me 10 Bode tha se kjo ka ardhur per shkak te rritjes se investimeve publike nga qeveria.
BOX//////////////////////////
INSTAT Rritet kostoja e jeteses inflacioni ne tetor 3
Shqiptaret po shpenzojne me shume per te jetuar. Instituti i Statistikave ka konstatuar se gjate muajit te kaluar rritje te kostos se jeteses. Ne tetor inflacioni ka arritur ne 3 duke shenuar nje rritje prej 0.2 kundrejt muajit te meparshem dhe nje rritje prej 1 krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Gjate muajit te kaluar rritje kane pesuar pothuajse te gjitha mallrat e konsumit te perditshem. Ne nje konference per shtyp specialistja e INSTAT-it per cmimet Hazbie Bunguri deklaroi se cmimet e konsumit per muajin tetor kane pasur nje rritje me 0.2 krahasuar kjo me nje muaj me pare dhe nengrupi qe ka pasur rritjen me te madhe vazhdon qe te jete nengrupi i zarzavateve.
Keshtu indeksi i grupit Ushqime dhe pije jo alkoolike shenoi nje rritje prej 0.4 per qind. Rritje kane pesuar edhe cmimet e grupit pije alkoolike dhe duhan veshjet dhe kepucet etj. Nje rritje te konsiderueshme ka pesuar edhe tarifa e konvikteve me studentet te cilat ne krahasim me nje vit me pare jane 1.7 me te shtrenjta.
Shkurt////////////////////////
INSTAT fillon regjistrimin e njesive ekonomike
Instituti i Statistikave do te kryeje regjistrimin e njesive ekonomike jo-bujqesore gjate muajit nentor bazuar ne ligjin Per statistikat zyrtare. Qellimi i regjistrimit eshte te siguroje informacion te pergjithshem dhe te hollesishem per ekonomine vendase ne te gjithe territorin e Shqiperise. Kryetari i Komisionit Qendror te Regjistrimit Genc Pollo tha se qeveria po e mbeshtet INSTAT-in per ndertimin e nje sistemi statistikor me te dhena te besueshme te cilat jane te domosdoshme per integrimin ne familjen europiane. Drejtoresha e Pergjithshme e INSTAT-it tha qe regjistrimi ekonomik i ndermarrjeve eshte nje nisme e rendesishme qe do te kryhet brenda ketij viti e ndermarre nga ky institucion dhe qe behet per here te pare ne vendin tone. Me ane te regjistrimit synohet te mblidhen te dhena te besueshme statistikore te cilat do te perdoren per planifikimin dhe venien ne zbatim te politikave per zhvillim ekonomik. I gjithe informacioni qe do te mblidhet eshte konfidencial dhe objekt i nje ruajtjeje te vecante dhe do te perdoret vetem per qellime statistikore.
Riciklimi vendim i vecante per cdo produkt
Asnje mbetje nuk do te hyje ne vendin tone pa marre me pare miratimin e qeverise. Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu deklaroi ne Komisionin Parlamentar te Veprimtarive Prodhuese se importi i seciles mbetje do te vendoset me vendim qeverie. Ai sqaroi se ky projektligj nuk ben fjale per importim te plehrave por vetem percakton listen e gjelber te mbetjeve qe nuk jane te rrezikshme. Ministri i Mjedisit tha se autoritetet e pushtetit vendor nuk i jane pergjigjur kerkeses per ndarjen e mbetjeve edhe pse si projekte nisen ne Tirane dhe Fier. Sa me shpejt te fillojme ndarjen e tyre dhe bashkepunimin pushtet qendror-autoritete vendore dhe qytetare aq me i ulet do te jete dhe demi financiar- tha Mediu. Sipas tij kjo liste synon te kushtezoje numrin mbetjeve qe importohen. Ministri i Mjedisit shpjegoi se qe prej vitit 2005 jane importuar 434 lloje te ndryshme mbetjesh nderkohe qe vendimi i qeverise e kufizon kete numer ne 55 duke rritur sigurine per ambientin dhe qytetaret. Vendimi i qeverise per miratimin e listes se gjelber synon qe te krijoje lenden e pare industrine ricikluese e cila aktualisht nuk punon me kapacitet te plote.
Meta Synimi i qeverise rritja e cilesise se karburanteve
Industria e naftes dhe gazit ne Shqiperi ka pasur nje rritje me 10 ne cdo vit te prodhimit. Ne nje simpozium shkencor per litosferen i cili u organizua nga Universiteti Politeknik i Tiranes Zevendeskryeministri dhe Ministri i Ekonomise Ilir Meta deklaroi se tashme synimi i qeverise eshte zbatimi i projekteve dhe teknologjive me moderne ne menyre qe te kete rritje te cilesise dhe prodhimit por edhe me pak ndotje te mjedisit. Shqiperia eshte nje vend me nje nentoke shume te pasur me burime nafte dhe gazi dhe pikerisht per kete vemendja ndaj ketij sektori vjen gjithmone e ne rritje- deklaroi Ministri Meta.
9 Nentor 2010