Lëvizja për Çlirimin e Votës zbret në Fier më 14 nëntor
Një ditë pas tubimit për hapjen e kutive që Lëvizja për Çlirimin e Votës kreu në qytetin e Lushnjës, është mbledhur asambleja e PS-së për Rrethin e Fierit. Përveç anëtarëve të asamblesë, i pranishëm në takim ka qenë edhe kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të PSSH-së, Gramoz Ruçi, i cili udhëheq Qarkun e Fierit në ndarjen e re organizative të partisë.
Ruçi mësohet se i ka komunikuar bazës socialiste në Fier se takimi i fundit përpara tubimit të madh të Tiranës do të zhvillohet në qytetin e Fierit. Gjithashtu mësohet se është detajuar edhe data, si dhe janë marrë masa për pjesëmarrje të lartë. Kështu, nëse takimi përfundimtar i lëvizjes për hapjet e kutive të votimit do të kryhet më 20 nëntor në Tiranë, një javë më parë, më 14 nëntor, përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje do të zhvillojnë tubim në Fier.
Edhe pse ka pasur kontestime nga baza socialiste fierake, sërish është vendosur që ky tubim të zhvillohet. Kontestimi i vetëm i bazës socialiste fierake ka qenë angazhimi i anëtarëve dhe militantëve të PS-së shumë herë brenda një kohe të shkurtër. Megjithatë kjo pengesë është kaluar dhe është premtuar që tubimi i 14 nëntorit t‘i ngjasojë takimit përmbyllës të fushatës elektorale që PS-ja kreu në Fier, takim ku morën pjesë më tepër se 18 mijë persona. Fieri është zgjedhur nga krerët më të lartë të PS-së edhe për faktin e incidenteve në katër KZAZ-të gjatë procesit përfundimtar të numërimit të votave. Si një mesazh për reagimin që anëtarët dhe simpatizantët e PS-së kryen gjatë procesit të numërimit të votave, vjen edhe tubimi i 14 nëntorit, ku do të kërkohet leximi i drejtë i këtyre votave nëpërmjet hapjes së kutive të votimit.
M.Troka