E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizja për mendimin ndryshe, zyrtarizohet fraksioni i ri në PS

Zyrtarizohet fraksioni i ri në Partinë Socialiste. Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani, Kastriot Islami e të tjera figura të njohura të selisë rozë, kanë krijuar Lëvizjen për Mendimin Ndryshe në Partinë Socialiste. Të mbështetur dhe nga anëtarësia socialiste mbi të cilët Rama nuk ka mundur të ushtrojë presionin e tij, këta përfaqësues të lartë të kryesisë së partisë më të madhe opozitare në vend, do të mbidhen nesër për të analizuar situatën e krijuar në parti pas humbjes në zgjedhje si dhe nevojën për ndryshime në statutin e partisë.
Duke mos dashur të bëjë komente për kabinetin e ri qeveritar të prezantuar një ditë më parë nga kryeministri Berisha, Arben Malaj ripërsërit qendrimin e tij mbi vendimin e gabuar të kryesocialistit në detyrë për të bojkotuar Kuvendin e Shqipërisë. Vendim që po dëmton opozitën dhe po forcon maxhorancën qeverisëse sipas Malajt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›