Rama vijon turin e tij zgjedhor në Elbasan
Në vijim të takimeve të tij me socialistët si kandidat për kreun e PS, Edi Rama ka deklaruar edhe një herë mos njohjen e zgjedhjeve të 28 qershorit nga Partia Socialiste duke konfirmuar kështu zërat brenda selisë rozë, se kjo i paraprin një bojkoti të mundëshëm në zgjedhjet e ardhëshme lokale. Rama ka theskuar se zgjedhjet e parakohëshme mbeten një objektiv i patjetërsueshqm i Partisë Socialiste pasi parlamenti dhe qeveria që janë formuar, janë pjesë e masakaradës së bërë në zgjedhjet e 28 qershorit. Në takimin me socialistët e Elbasanit ka prezantuar platformën e tij edhe kandidati tjetër për kryetar i PS, Maqo Lakrori