E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizja "Vetëvendosje", thirrje për pengimin e vizitës së Tadiçit

Lëvizja Vetëvendosje i bën thirrje kryetarit të Komunës së Deçanit që t'i mobilizojë institucionet komunale dhe popullatën kundër vizitës së paralajmëruar të presidentit të Serbisë Boris Tadiç dhe për pengimin e saj. Në një komunikatë për shtyp lëvizja "Vetëvendosje" thekson se "Tadiç nga Deçani, siç ka ndodhur edhe herë të tjera, do të lëshojë kushtrimin për gjithë serbët kudo që jetojnë për të mos e harruar Kosovën si tokë të shenjtë të Serbisë të dhuruar nga Zoti".
Sipas lëzisjes "Vetëvendosje" Tadiç do të bëjë thirrje për vazhdimin e luftës për Kosovën.
"Ajo është luftë edhe politike. Tadiç është kundër Kosovës si shtet. Lufta ka natyrë edhe juridike dhe Serbia po e kundërshton pavarësinë tonë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë" thuhet në komunikatë.
"Serbia e Tadiçit, po e lufton Kosovën ekonomikisht me bojkotim, me shkeljen e CEFTA s etj" përfundon komunikata.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›