E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Alarm në aeroportin e Kalifornisë, zbulohet një substancë e rrezikshme

Në aeroportin kalifornian të Meadows Field, në Bakersfield, është gjetur një çantë e dyshimtë me "material të rrezikshëm". Lajmin e ka bërë të ditur agjencia amerikane për sigurinë e fluturimeve, sipas së cilës nuk bëhet fjalë për një bombë. Të gjitha udhëtimet janë bllokuar menjëherë. Substanca është zbuluar gjatë kontrollit gjatë të cilit nga bagazhi ka dalë një substancë e lëngshme e dyshimtë, ende e paidentifikuar, që ka kontaminuar dy agjentë të TSA-së.
Ndërkohë aeroporti i Meadows Field në Bakersfield është mbyllur dhe janë evakuar të gjithë punonjësit dhe pasagjerët dhe të gjitha fluturimet janë bllokuar. Dy agjentët që kanë kontrolluar valixhen kanë pasur dhimbje koke dhe marrje mendsh. Pronari i bagazhit është vënë menjëherë në pranga, ndërkohë që ende nuk dihet natyra e substancës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›