E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizja studentore dhe “trajleri” i saj në 22 vite demokraci

12-09-2012 / Nga Arben Muça

Ne pamundësi te përcaktimit vetëm nga një burim Lëvizjes Studentore dhe “trajlerit” te saj gjate viteve te zjarrta te dhjetorit te vitit 1990 deri ne ditët tona i dhashë vetvetiu formën duke ndjekur hap pas hapi  filmimin i një  imazhi te shkurtuar te kujtesës sime. Çdo ngjarje e rëndësishme ka një pikënisje dhe është vazhdimësi e ngjarjeve te ndodhura me përpara. Lëvizja studentore  nuk ishte e çastit do ishte gabim ta përcaktonim ne ketë mënyre pasi do linte shume ekuivoke duke pasur shume deformime te atyre ngjarjeve siç ishte ngjarja e ambasadave me 2 korrik dhe hapja e institucioneve fetare ne vitin 1990. Lëvizja Studentore ishte një ngjarje historike qe i dha një shtyse te madhe vendosjes se pluralizmit ne Shqipëri dhe duke konsoliduar për here te pare ne vendin tone krijimin e Partisë te Pare Opozitare pas 46 vitesh te egra te klikës komuniste, e cila e shkatërroi ekonomikisht dhe e poshtëroj popullin tone te shumëvuajtur. Lëvizja Studentore e Dhjetorit te vitit jo te largët 1990 ishte iniciative e qarte dhe e pamohueshme e atyre studenteve te Qytetit Studenti dhe te universiteteve te tjera te Tiranës duke pasur te gdhendur ne mendjet e tyre Pluralizmin Politik si e vetmja rruge për shpëtimin e një kombi vital.
Pas lëvizjes Studentore ne dhjetor 1990 dhe kërkesave te tyre erdhi dhe rezultati i Krijimit te Partisë te pare Opozitare e cila ishte rezultat i kësaj lëvizjeje. Viti 1991 lëvizja studentore do ishte pararojë e zhvillimeve demokratike shqiptare duke marre pjese ne formimin e partive te tjera te spektrit politik, duke qene aktive ne formimin e forumeve rinore si dhe e organizatave jo qeveritare si rezultat i oponencave te politikave te ndryshme te ndjekura ne vitet e para pluraliste. Ngritja e partive neper rrethe i dha një hov te pashoq kësaj lëvizje duke e konsoliduar me veprimin politik te radhës sic ishte Greva e Urisë e Shkurtit te vitit 1991. Kërkesa për heqjen e emrit famëkeq te diktatorit nga Universiteti Shtetëror i Tiranës ishte vepër e pamohueshme e atyre qindra djem dhe vajza qe hynë për tu flijuar ne ambientet e Kinoklubit te Qytetit Studenti. Pas zgjedhjeve te vitit 1991 Lëvizja Studentore dha një kontribut ne te gjitha zgjedhjet pluraliste ku me personalitete te spikatura ne fusha te ndryshme mori pjese ne përballjen me politiken e kohës duke shpalosur vlera intelektuale. Krijimi i forumit Rinor te PD dhe UDR ishte rezultat i angazhimit politik te këtyre studenteve duke u atashuar ne Partine e pare pluraliste. Ishte po kjo lëvizje studentore por e vendosur ne për fusha te ndryshme te jetës  merrte pjese aktive ne politiken e kohës ne diskutimet mbi kushtetutën ne vitin 1994 ku dhe ishte pjese e komisioneve  te ngritura ne te gjithë Shqipërinë për miratimin e kushtetutës.
Zgjedhjet e vitit 1996 ishte një nga zgjedhjet me te mira te Partisë Demokratike pasi ne listën shume emërore spikasnin emrat e shume personaliteteve te radhëve te para atë asaj lëvizjeje e cila ishte pararoje e zhvillimeve  demokratike. Ardhja e vitit te mbrapshte 1997 ku  ne krye ishte një opozite destruktive e kohës e cila donte te vinte ne pushtet dhe erdhi me gjakun e mijëra qytetareve te thjeshte qe paralizoi shtetin e sapo formuar pluralist duke mos lenë asnjë hapësirë për ndërmarrjen e hapave te mëdha sic ishin stabiliteti politik i një vendi, hyrja ne Nato,liberalizimi  vizave apo marrja e statusit për aderim ne Evrope. Pas ardhjes ne pushtet te se majtës me politiken e saj ajo la hapësira për te goditur figurat qe bene dhe ishin koka e Lëvizjes Studentore sic ishte vrasja e mikut dhe bashkestudentit tone te paharruar te ndjerit Azem Hajdari, tribunit te demokracisë,ai qe i dha lëvizjes studentore gjithçka. Lëvizja studentore mbas kësaj ngjarje makabre beri lëvizjen e radhës duke e përjetuar figurën e Azem Hajdarit dhe duke realizuar te gjithë se bashku organizatën me te madhe intelektuale politike ne gjithë Shqipërinë grupimin “Dhjetori 90”. Kjo organizate me politiken e saj i qëndroi besnike sloganeve te kërkuara ne vitet 90 te lëvizjes studentore dhe ndërmori hapat e duhur ne konsolidimin e procesionit me te madh ne Shqipëri te viteve 98-99. Pavarësisht se nga Lëvizja studentore u bene takime te mëdha qe janë akoma ne kujtesën  dhe ne axhenden politike te viteve 1998-2000 ,ajo nuk hoqi dore ne prezantimin e saj ne te gjitha zgjedhjet e zhvilluara gjate zgjedhjeve te pushtetit lokal dhe atij qendror. Lëvizja Studentore nxori nga gjiri i saj elitën e këtij kombi e cila përfaqësohet ne te gjitha fushat e jetës, ato janë ne legjislativ,ekzekutiv,gjyqësori, masmedia, shoqëri civile, si  dhe pjesën me te mire dhe me te prekshme te administratës Shqiptare  duke dhënë frytet e punës, kulturës dhe frymës patriotike  ne Shqipëri dhe ne Rajon. Vitet qe pasojnë janë te mbushura me lëvizje te tjera neper rrethe  duke mbajtur te gjalle atë fryme qe Lëvizja studentore e dhjetorit 90 e promovoi.
Lëvizja Studentore tashme e konsoliduar do behet pjese e politikes te ardhshme edhe për zgjedhjet e vitit 2013 si i vetmi grupim intelektual shoqëror e politik i cili është i gatshëm për sfidat e viteve qe do pasojnë,gjithmonë me te pjekur dhe me te qarte ne kërkesat e tyre për një Shqipëri Evropiane.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›