Rama te Nasibeja e djegieve të ’97-s
Alternativa e Edvinit për femrën shqiptare, por edhe për zgjedhjet e ardhshme është versioni i ’97-s, versioni i Leskajt që klith për revolucion apo versioni i Nasibesë, gruas që merrte 50 mijë lekë për pjesëmarrje në protestat e dhunshme të Vlorës. Dje në Vlorë u kuptua se cila është imagjinata e Ramës për tezën “Shqipëria është grua”, dhe ajo imagjinatë mishërohej te Valentina Leskaj dhe te shembulli i mercenares Nasibe
“Rilindja pa asnjë dyshim fillon me gruan, fillon me vajzën, fillon me këtë gjysmë të shoqërisë që sot e gjithë ditën vuan pabarazinë dhe mungesën e ekuilibrit me gjysmën tjetër”. Me këtë frazë Edi Rama habiti dje gratë e Vlorës, “anëtaret më të reja të Forumit të Gruas Socialiste”. E thënë nga Vlora, e aq më tepër para ndoca grave të këtij qytetit, thirrja e ripërsëritur “për rilindje” është e konsumuar. Është e konsumuar, se që prej 15 vjetësh, këtë thirrje e zhvlerësoi Nasibeja, personazhi i “gruas shamizezë” e cila në vitin 1997, “në emër të rilindjes”, për 50 mijë lekë shpërblim, u rreshtua si pjesëmarrëse aktive e protestave të dhunshme në këtë qytet. Historia përsëritet dhe 15 vjet më pas Edi Rama i kthehet “alternativës Nasibe”. Nuk ka alternativë tjetër. Dukshëm nuk ka alternativë, sepse po të kishte një të tillë do ta shpaloste edhe në Kavajë, në takimin me gratë e këtij qyteti..., ku mungonte Griselida, jo vetëm fizikisht, por edhe si “alternativa Griseilda”... Për ata që nuk e mbajnë mend, ju rikujtojmë se para “momenteve posaçërisht shumë emocionuese”që Edi Rama përjetoi në takimin më të fundit, të para pak ditëve në Kavajë, pak më shumë se një vit më parë, saktësisht kur Edi Rama dje nga Vlora pretendonte se “ishte e pamundur që si kryetar i Partisë Socialiste të takonte socialistë burra dhe jo më socialiste gra dhe vajza (në Kavjë)”, realisht ai e bëri një udhëtim..., për fatin e Griselidës, gruas nga Kavaja, ndaj së cilës Erion Veliaj kishte marrë detyrën virtuale për “rrëmbimin, lënien shtatzënë, heqjes e fëmijës nga barku (megjithëse ajo nuk ishte shtatzëne) dhe braktisjen e saj në një pellg gjaku”. Për pasojë, i zhgënjyer nga mungesa fizike dhe si “alternativë e Grisildës”, por për më tepër i pa bindur edhe vetë nga mashtrimet në Durrës e Kashar, për heqje taksash e akcizash, “e mbajti frymën”, në Vlorë. I pa aftë dhe i pa zoti edhe për tu ballafaquar me lirimin e banesave të ish-pronarëve, pasi “ua vari për të tundur këtë këmborë”, Vangjush Dakos e Niko Peleshit, për ca doza trimërie më shumë, i shoqëruar nga “disa gra të shquara” udhëtoi drejt Vlorës, jo pse atje “ka lindur nëna e tij”..., por me shpresën se ajo sallë do të ishte e mbushur me Nasibe. Paratë, 50 mijë lekëshet, nuk është se mungojnë edhe për të tjera Nasibe, por ajo që ishte shumë e dëshiruar për Edi Ramën, veç trimërimi nga heroizmi i Nasibesë së vitit 1997, në mënyrën më të ulët të lutjes para grave të Vlorës, lidhej me “ndryshimin i cili mund të ndodhë vetëm me ringjalljen ‘e alternativës Nasibe’”. Për “rizgjimin e kësaj shprese”, të tipit të Nasibesë së vitit 1997, Edi Rama zgjodhi dhe udhëtoi drejt Vlorës. Nuk i ka mbetur tjetër rrugë e alternativë. Në këndvështrimin e tij, alternativa e Edi Ramën për femrën shqiptare, por edhe për zgjedhjet e ardhshme është versioni i vitit 1997, versioni i neo-Nasibesë, Valentina Leskajt që klith për revolucion apo, pse jo, versioni origjinal, ai i Nasibesë. Dje në Vlorë u kuptua se cila është imagjinata e Edi Ramës për tezën “Shqipëria është grua”, dhe ajo imagjinatë mishërohej te neo-Nasibeja, Valentina Leskaj dhe te shembulli origjinal i mercenares Nasibe...
...