Levizje e lire ne zonen Shengen

Perpos arritjeve dhe veshtiresive te forcave te policise ne lufte kunder krimit ne pergjithesi por kryesisht atij te organizuar ministri Basha si nje nder politikanet kryesore qe ka kontribuar ne progresin e plotesimit te standardeve te BE-se foli per liberalizimin e vizave. Ai deklaroi se po punohet me te njejtin perkushtim e profesionalizem edhe pas konkretizimit te levizjes se lire ne zonen Shengen. Per Ministrine e Brendshme ne vecanti vendimi per heqjen e vizave do te thote me shume pergjegjshmeri me shume perkushtim me shume pune per te rritur dhe konsoliduar me tej bashkepunimin me organizatat partnere te Bashkimit Evropian dhe per te ofruar ne vijimesi siguri brenda dhe jashte Shqiperise. Ne analize te veprimtarise gjashtemujore qe prej takimit te meparshem te bordit te PAMECA 3 ministri Basha vleresoi se jane arritur objektiva te rendesishem dhe eshte bere progres i dukshem ne plotesimin dhe konsolidimin e standardeve te BE-se ne punen e strukturave te Policise se Shtetit.