Vendimi Almir Rrapo do te ekstradohet drejt SHBA-ve

Familjaret dhe avokati Do te apelojme vendimin. Avokati Visha Klineti jo garanci per mosekzekutim ne SHBA.
Gjykata e Tiranes vulosi dje fatin e Almir Rrapos i riu i kerkuar nga drejtesia amerikane do te ekstradohet. Vete Rrapo nuk ka qene i pranishem ne seancen e shpalljes se vendimit nderkohe qe familjaret ne fund te seances deklaruan se do apelojne vendimin e ekstradimit. Gjykata pranoi provat dhe kerkesen e federaleve te SHBA-se per te ekstraduar drejt ketij shteti te akuzuarin per tu perballur me drejtesine amerikane. Nderkohe avokatet kane shprehur rezervat e tyre dy dite me pare pasi kerkuan moslejimin e ekstradimit per shkak se prokurori i Pergjithshem nuk ka dhene garanci per mosekzekutimin e Rrapos nderkohe qe njera nga akuzat qe rendon per te denohet me vrasje. Por sipas prokurorit ndaj te pandehurit Almir Rrapo jane leshuar nga shteti amerikan dy mandate arresti i pari daton me 27 maj te ketij viti dhe perfshin nente akuza ndersa i dyti eshte i dates 19 gusht te ketij viti. Ne total prokuroria ka numeruar 10 akuza qe rendojne mbi te pandehurin Almir Rrapo te cilat jane pjesemarrje ne bande kriminale trafik droge mbajtje arme zjarri pengmarrje shantazh me arme vrasje te Erion Shehut me ane te shantazhit grabitje me arme dhe tentative vrasjeje. Sipas perfaqesuesit te Prokurorise keto akuza jane ngritur ndaj tij nga gjykata e Nju Jorkut. Personat e akuzuar si pjesetare te grupit ku bente pjese Almir Rrapo jane Bruno Krasniqi Saimir Krasniqi i njohur edhe si Sammy Elton Sejdaris i njohur si Tony Erkliant Sula Shkelzen Balidemaj Plaurent Cela Skender Cakoni i njohur si Neri Gjovalin Berisha i njohur si Cuz Dukagjin Nikollaj i njohur si Duke Nazih Nasser i njohur si Naz Gentian Nikolli i njohur si Genti per te cilet ne aktpadi jane kerkuar burgime te perjetshme dhe qindra vite burg te tjera.
Detaj
10 jane akuzat e ngritura nga prokuroret federale ne ngarkim te Almir Rrapos ndersa ekzistojne 2 mandat-arreste