Pretenca dy burgime perjete dhe 90 vite burg per Banden e Lushnjes

E plote krimet e kryera rolet dhe funksionet e pjeses tjeter te bandes. Vrasjet per hakmarrje vrasjet per trafiqet e droges dhe vrasjet per tenderat ne Lushnje.
Pas nje numri te gjate seancash dhe vitesh procesi gjyqesor me ne fund organi i akuzes ka dhene pretencen dhe masat e denimit per grupin e dyte te anetareve te Bandes se Lushnjes. Jane kerkuar plot dy burgime perjete dhe 90 vite burg per shtate te pandehurit ndersa jane renditur nga akuza krimet per te cilat akuzohen dhe denohen. Por para se te vinte momenti i konkluzioneve perfundimtare avokatet kerkuan ta shtynin kete moment me pretendimin se nuk ishin njohur me disa prova materiale te sekuestruara. Gjykata u vuri avokateve ne dispozicion provat e kerkuara dhe u dha drite jeshile dy prokuroreve per te lexuar numrin e madh te fleteve me konkluzionet perfundimtare. Prokuroret kerkuan denimin me disa burgime perjete per Arben Boricin dhe Ilir Stergun ndersa nga 25 vite burg per dy te pandehurit e tjere Afrim Hoxha dhe Erion Cici. U kerkua denimi me 23 vite burg per Rexhep Ginen dhe 11 vite burg per Jorgo Muzaken. Masa me e ulet e denimit u kerkua per te pandehurin Arian Alicka. Deshmite provat e grumbulluara dhe te tjera prova shkresore kane qene kyci i zbardhjes se krimeve per te cilat akuzohen te pandehurit. Prokuroret kane nisur qe nga zanafilla pra krijimi i grupit te Alfred Shkurtit i njohur si Aldo Bare dhe qe po gjykohet vecmas nga pjesa tjeter. Fillimisht ne kete grup iu bashkuan Shkurtit miqte e tij dhe te vellait si Ilir Stergu Afrim Hoxha Arben e Enver Borici Enver Dondollaku. Me pas kesaj bande iu bashkua edhe Maksim Cela Erion Cici Dritan Vila Leonard Prifti Erion Kashari Elton Mermali Petrit Lici Jorgo Muzaka Rexhep Gina dhe Arjan Alico. Me mbledhjen e ketyre ushtareve perreth kryetarit sic e quanin ne biseda telefonike Aldo Baren filluan edhe ekzekutimet neper qytetin e Lushnjes ndaj Artur Dajes shokeve miqve e familjareve te tij.
Seriali i vrasjeve mes dy grupeve
Vrasjet filluan me ekzekutimin e Genci Kasharit Ramadan Shkurtit dhe Bardhyl Rabijes duke vazhduar me ekzekutimin ne sy te familjes te shqiptaro-maqedonasit Xhevat Demiri me pas vritet po nga anetaret e bandes shtetasi Nimet Zeneli. Gjate kesaj kohe banda ekzekuton edhe persona te tjere ndersa qellimin kryesor arrin ta permbushe vetem me 21 tetor 1998. I tradhtuar nga miku i tij Bledar Haxhia Artur Daja vritet dhe me pas i pritet koka qe shfaqet ne duart e anetareve te bandes ne qender te qytetit te Lushnjes ne fund trupit te pajete i vihet eksploziv. Nga 1998 deri ne 2006 banda e krijuar dhe e drejtuar prej tij kryen dhjetera krime ndersa eshte nje nder trafikueset me te fuqishme te droges dhe armeve e tashme ka nen kontroll Lagunen e Karavastase dhe asete te tjera publike perfshi edhe kontrollin e ekipit te futbollit te Lushnjes. Banda tashme e konsideronte veten mjaft te fuqishme sa per tiu kundervene edhe shtetit duke sulmuar disa here krere te policise lokale e ne fund duke vrare inspektorin e krimeve Klenti Bano. Pas vrasjes se njerezve te Dajes ekzekutohen nga banda Artan Sulce Bledar Haxhia i cili dorezoi Tur Dajen tek Aldo Bare Nosh Gjeloshaj Alfred Pirra si dhe jane plagosur Bernard Linatopi dhe Bardhyl Kurti. Disa nga krimet e kryera nga banda nuk kishin aspak lidhje me Tur Dajen pasi filluan te hynin ne loje edhe tenderat e qytetit trafiqet e droges dhe armeve ekskluzivitetin e te cilave e kishte vetem Banda e Lushnjes. Madje nje perplasje kjo bande per tenderin e pastrimit te qytetit do ta kishte edhe me njerin nga pjesetaret e organizates kriminale Hakmarrja per drejtesi pasi disa here eshte tentuar te vritej Roland Shyti kusheriri i pare i vellezerve Orik e Leart Shyti.
Vrasja e Ramadan Shkurtit Genci Kasharit e Bardhyl Rabijes
Ne muajin korrik te vitit 1997 ne qytetin e Lushnjes eshte vrare me arme zjarri shtetasi Ramadan Shkurti i vellai i te pandehurit Alfred Shkurti me emer te ndryshuar Aldo Bare. Ne kete date i pandehuri Aldo Bare se bashku me shtetasit Ramadan Shkurti Enver Rabija dhe Bardhyl Rabija jane nisur me nje autoveture ne drejtim te lokalit ku ndodhej Artur Daja. Kur jane afruar rreth 5 metra i pandehuri Aldo Bare se bashku me personat e tjere te ndodhur ne automjet kane qelluar me arme zjarri ne drejtim te lokalit ku ndodhej edhe Artur Daja. Pas fillimit te goditjes edhe nga ana e lokalit kane filluar te qellojne ne drejtim te automjetit. Gjate shkembimit te zjarrit ka mbetur i vdekur shtetasi Genci Kashari brenda ne veranden e lokalit ku ndodhej edhe Artur Daja. Ne veranden e lokalit nen shoqerimin e Artur Dajes ndodheshin familjare te tij si dhe shtetasi Gramoz Selmani etj.
Vrasja e Xhevat Demirit
Pikerisht ne kete periudhe me date 3.8.1997 ne qytetin e Lushnjes eshte vrare me arme zjarri shtetasi shqiptaro-maqedonas Xhevat Demiri. Ne hyrje te qytetit te Lushnjes viktima se bashku me familjare te tij jane ndaluar nga kater persona te armatosur ku ndermjet tyre ishin edhe te pandehurit Ilir Stergu dhe Afrim Hoxha Enver Dondollaku dhe Aldo Bare. Pasi kane vene maskat ne koke ata kane qelluar ne drejtim te shtetasit Xhevat Demiri i cili kishte zbritur nga furgoni duke i shkaktuar atij vdekjen. Nderkohe i pandehuri Arben Borici i cili rrinte ne nje autoveture afer vendit te ngjarjes eshte afruar me shpejtesi dhe ne autoveture kane hipur te gjithe personat e sipercituar.
Vrasja e Nimet Zenelit
Me date 13.2.1998 ne vendin e quajtur Kolonje te rrethit Lushnje eshte vrare me arme zjarri shtetasi Nimet Zeneli. Ne rrugen automobilistike persona te armatosur ku ndermjet te tjereve edhe te pandehurit Arben Borici e Ilir Stergu Enver Dondollaku dhe Aldo Bare i kane zene prite fuoristrades Toyota me targa FR 8079 A. Personat e armatosur pasi kane pare furgonin te afrohej kane qelluar me arme automatik ne drejtim te tij. Ne fuoristrade udhetonte shtetasi Gramoz Selmani shoku i ngushte i shtetasit Artur Daja si dhe shtetasit Masar Aliu dhe Nimet Zeneli shoke te shtetasit Gramoz Selmani. Ky i fundit pas goditjes nga grupi i Aldo Bares me qellim per tu shmangur nga goditja e grupit fshihej tek shtetasit e siperpermendur. Menjehere shoferi i furgonit shtetasi Masar Aliu ka nxjerre nga rruga makinen dhe te tre personat kane dale nga furgoni dhe jane larguar me vrap. Te pandehurit Arben Borici dhe Ilir Stergu kane ndjekur me vrap dy shtetasit Nimet Zeneli dhe Masar Aliu duke qelluar me arme ne drejtim te ketyre te fundit. Gjate ndjekjes shtetasi Nimet Zeneli eshte plagosur me arme zjarri dhe nuk ka mundur te largohej. I pandehuri Ilir Stergu se bashku me te pandehurin Arben Borici i jane afruar te plagosurit dhe kane qelluar ne drejtim te tij me arme zjarri duke i shkaktuar vdekjen. Dy shtetasit e tjere Gramoz Selmani dhe Masar Aliu kane mundur ti shpetonin ekzekutimit.
Vrasja e Masar Aliut dhe Idajet Beqirit
Disa dite me vone me date 22.2.1998 ne rrugen Kolonje - Bitaj te rrethit Lushnje me qellimin e vetem vrasjen e shtetasit Masar Aliu persona te armatosur ku ndermjet tyre edhe te pandehurit Enver Dondollaku Ilir Stergu dhe Arben Borici kane pritur ardhjen me makine te shtetasit Masar Aliu. Pasi kane pikasur ardhjen e makines kane dale dhe kane ndaluar makinen. Ata kane qelluar me arme zjarri ne drejtim te shtetasit Masar Aliu duke i shkaktuar vdekjen. Pas kesaj ata kane qelluar edhe ne drejtim te shtetasit Idajet Beqiri i cili ka qene rastesisht brenda ne automjet.
Vrasja e Luan Bilbilit
Me date 18.8.1998 ne vendin e quajtur Kodrat e Ullinjve ne afersi te fabrikes se tullave te rrethit Lushnje eshte gjetur i vrare me arme zjarri shtetasi Luan Bilbili i cili konsiderohej si shok i shtetasit Artur Daja. Ne mengjesin e dites se ngjarjes ne shtepine e Luan Bilbilit kane shkuar persona te armatosur ku ndermjet tyre kane qene edhe te pandehurit Ilir Stergu dhe Arben Borici. Me pas shtetasi Luan Bilbili eshte gjetur i vrare.
I vihet zjarr baneses se Shkelqim Haxhiut
Ne gusht te vitit 1998 eshte djegur me ane te zjarrit banesa e shtetasit Shkelqim Haxhiu. Persona te armatosur ku ndermjet tyre te pandehurit Ilir Stergu Arben Borici Enver Borici Erion Cici Jorgo Muzaka Rexhep Gina ne bashkepunim me te pandehurit Aldo Bare Enver Dondollaku dhe shtetasin e vrare Leonard Prifti te cilet diten e ngjarjes kane shkuar ne shtepine e shtetasit Shkelqim Haxhiu pasi nuk kane gjetur personat te cilet kerkonin ata i kane vene zjarrin shtepise dhe kane marre me vete disa nga personat qe ndodheshin brenda ne shtepi.
Tentativa e deshtuar per vrasjen e Aldo Bares
Ne gusht te vitit 1998 ne oret e paradites eshte bere goditja me antitank e nje makine ne Sul Zotaj Lushnje ku ndodhej edhe drejtuesi i grupit kriminal i pandehuri Alfred Shkurti. Ne vendngjarje ka qene edhe furgoni i shtetasit Shkelqim Haxhiu nga ku eshte qelluar me antitank dhe arme zjarri ne drejtim te makines ku ndodhej i pandehuri Aldo Bare dhe pjesetare te tjere te bandes se tij.
Masakrimi i kufomes se Artur Dajes
Me date 21.10.1998 ne fshatin Grabian te qytetit te Lushnjes pasi eshte degjuar nje plasje eksplozivi jane gjetur ne vendngjarje pjese te nje trupi njeriu. Diten e vrasjes se Artur Dajes ne sheshin e qytetit te Lushnjes pjesetare te grupit kriminal te drejtuar nga Aldo Bare kane shetitur neper shesh koken e prere te kufomes se Artur Dajes. Ndermjet tyre ne ngjarjen kriminale te ekspozimit te kokes se prere kane qene edhe te pandehurit Ilir Stergu Arben Borici Erion Cici Arjan Alico Enver Borici Enver Dondollaku shtetasi i vrare Leonard Prifti dhe persona te tjere. Te gjitha viktimat kane qene shoke apo miq te shtetasit Artur Daja i cili ishte kundershtari i drejtuesit te organizates kriminale te drejtuar nga ana e te pandehurit Aldo Bare. Viktimat nuk kane pasur konflikte personale me te pandehurit.