E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nenshkoder asnje pune deri ne pranvere

Zyrtaret e prefektures thone se investimet ne dimer jane te pasigurta

Nje dite pasi gazeta Shqip raportoi mbi gjendjen e mjerueshme dhe lenien ne harrese te argjinatures mbrojtese te astit ne Velipoje drejtues te Prefektures se Shkodres kane deklaruar se nderhyrja mund te behet vetem ne pranvere.

Riparimi i argjinaturave eshte prioritet i pushtetit vendor dhe qeverise shqiptare. Ne fakt ne argjinaturen e astit nuk eshte nderhyre pasi demtimet aty jane teper te medha dhe kerkohet kohe dhe qendrueshmeri moti. Keshtu qe te tilla zbatime projektesh ambicioze si argjinatura e astit thellimi i shtratit te lumit Buna dhe ndertimi i bypass-it jane menduar te nisin ne pranvere kohe kjo kur rreziku i permbytjes eshte shume i vogel thone drejtues te prefektures.

Me tej ata shtojne se per te tilla investime te medha nderhyrja duhet te behet ne nje kohe kur mungojne reshjet dhe prurjet nga hidrocentralet pasi mund te rikthehen permbytjet dhe ajo cfare investohet mund te shkoje dem. shte e sigurt se Shkodren e pret zbatimi i nje sere projektesh ambicioze ne riparim argjinaturash kanalizime thellim lumenjsh dhe ndertimi i bypass-it kane thene drejtuesit e prefektures por pa saktesuar se kur mund te nise zbatimi konkret i ketyre projekteve.

Por zyrtaret lokale thone se prefektura dhe shtabi i emergjences ne keto dite pa reshje shiu kane nderhyre ne disa argjinatura te Nenshkodres demtimi i cilave nuk ka pasur shume pune sic jane argjinaturat ne zonat e Darragjatit apo Shirgjit. Kuptohet se nderhyrjet tek to kane qene te shpejta dhe sa per nje situate emergjence pasi ne pranvere do kete nje nderhyrje akoma me te madhe. Ndryshe eshte situata ne argjinaturen e astit e cila ka disa carje teper te medha dhe aty duhet te behet nje pune teper e madhe e cila kerkon kohe pak te gjate dhe mot te qendrueshem. Sipas zyrtareve te prefektures muajt e pranveres pritet te jene dhe koha kur do te nderhyhet fuqishem per ringritjen e sistemit mbrojtes te Shkodres dhe Nenshkodres nga ujerat e lumenjve dhe liqenit.

Mesa duket Nenshkodra deri ne pranvere mund te rrezikohet disa here nga permbytjet masive dhe shpresa e vetme eshte mungesa e reshjeve te dendura te shirave dhe prurjeve nga hidrocentralet mbi lumin Drin.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›