E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nisma per raportin u gatua ne Beograd dhe ne Moske

Mediat ruse

Raporti i Dik Martit eshte hartuar ne baze te kerkeses se 17 parlamentareve serbe dhe ruse te KiE-se ne prill te 2008-es. Rreth nje muaj pas shpalljes se pavaresise ka filluar te zbardhet nga autoret e kesaj nisme. Ky raport eshte i bazuar ne te dhenat e librit te ish-kryeprokurores se Hages Karla Del Ponte e cila thekson se ka pasur tregti me organet njerezore ne Shqiperi. Pas publikimit te raportit i cili me 15 dhjetor eshte miratuar ne komitetin per ceshtjet ligjore EULEX ka kerkuar deshmi per te dhenat e paraqitura ne raport. Ky raport me propozim per rezolute do te hidhet per votim ne nje seance me 25 janar ne Asamblene Parlamentare te KiE-se. Iniciativa per kete raport dhe rezolute eshte bere me 15 prill 2008 nga nenkryetari i Asamblese Parlamentare te KiE dhe shefi i delegacionit serb Milosh Aligrudic dhe nenkryetari i keshillit per politiken e jashtme te Dumes ruse Konstatin Kosacov. Keshtu thekson ne nje publikim te gazetes Pecat Aligrudic anetar i Partise Demokratike te Koshtunices. Ai thote se iniciativen e kane nenshkruar edhe 15 anetare te Asamblese Parlamentare te KiE-se. Ne mesin e tyre eshte Luk Van de Brande nga Belgjika asokohe shef i partise popullore ne Asamblese Parlamentare te KiE Tini Koks nga Holanda shef i se majtes europiane Andreas Gros profesor nga Zvicra dhe shef i grupit socialist. Ndersa Aligrudic thote se asokohe ka qene nenkryetar i Asamblese Parlamentare te KiE dhe shef i delegacionit serb. Ne baze te kesaj iniciative byroja e Asamblese Parlamentare te KiE ka marre vendim qe kete kerkese tia procedoje komitetit per ceshtjet juridike dhe te drejtat e njeriut ndersa puna i eshte besuar Dik Martit. Aligrudic thote se ne gjysmen e dyte te 2008 ka kontaktuar mbi 30 familje ne Kosove dhe ka mbledhur te dhena per personat e zhdukur per te cilet deri atehere nuk eshte ditur ndersa dyshohej te kene perfunduar ne shtepine e verdhe. Anetaret e familjeve te zhdukurve e kane ditur pse po vija. Duke u vene ne siklet dhe ankth per shkak te pranise sime ishte e veshtire tu shpreh dyshimet per te cilen mendja e shendoshe nuk do te pranoje. Te dhenat i kam mbledhur me qellim qe tia jap raportuesit si deshmi te parlamentarit ne terren. Mirepo kete nuk e kam bere. Ne vjeshte te 2008 eshte bere e qarte qe raportuesi deshiron te mbetet plotesisht i paanshem - thekson Aligrudic. Ai thote se involvimi i tij ne cilesi te shefit te delegacionit serb ka mundur ti sjelle dem reputacionit te Martit. Por ai nuk sqaron me tej per ato te dhena te cilat i kishte mbledhur e qe kishin perfunduar ne duar te Martit. Por ai ne kete publikim nuk cek te kontaktuarit ne Kosove si dhe me lejen e kujt ka bredhur ne Kosove. Marti ka perfunduar raportin pas dy viteve. Ky raport perbehet nga dy pjese. E para propozim- rezoluta per AP te KiE-se ndersa e dyta arsyetimi. Ne arsyetim Marti permend disa te dhena te ndryshme te mbledhura. Aligrudic i cili me 1992 eshte bere anetar i PDS-se njihet si orator i flaket ne foltoren e Kuvendit duke ngritur reputacionin dhe retoriken patriotike ne temat si Mali i Zi dhe Kosova. Ai shpesh ka fyer deputetet. Ai eshte kritikuar qe si shef i delegacionit ne KiE ka udhetuar me se tepermi duke shpenzuar. Sekretari i tij i angazhuar me marreveshje per raportin vetem per telefonata ka shpenzuar 10 mije euro.

.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›