E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizjet e fundit në SHISH janë fundi i Berishës

Shkarkimi i Bahri Shaqirit nga drejtimi i SHISH, shihet nga analistet si fundi i afërt i udhëheqjes së kryeministrit Berisha, raporton Vizion Plus.

Shpëtim Nazarko thotë se formula e kryeministrit Berisha për të centralizuar të gjithë pushtetet dhe për të lënë ekonominë të lirë, është rruga jo funksionale që do ta çojë atë drejt fundit.  Duke folur për reagimin e ardhur nga ambasada amerikane, burime zyrtare të së cilës thanë se ishin të befasuar nga ky shkarkim i Shaqirit, duke vënë në pikëpyetje kohen dhe mënyrën e kësaj lëvizjeje, Nazarko shprehet se kjo sjellje nuk e ndihmon aspak vendin, përkundrazi, është një kosto shumë e madhe për kryeministrin.

Presidenti Nishani, një ditë më parë dekretoi në mënyrë të befte shkarkimin e Bahri Shaqirit nga drejtimi i SHISH dhe zëvendësimin e tij me Visho Ajazin, që mbante postin e zëvendësministrit të Inovacionit dhe kishte qenë më herët shef i kundërzbulimit në SHIK-un e drejtuar nga Bashkim Gazidede.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›