Klosi: Lika kishte rol të dyshimtë në zgjedhjet e vitit 1996
Ish- drejtuesi i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, në një prononcim për gazetën Shqip, thotë se e ka njohur Likën nga ambientet e përbashkëta universitare.
Lika ka qenë një student i mirë dhe një matematikan i zoti. Por kjo nuk mjafton për të qenë drejtues i SHISH, tha Klosi.
Ai tregoi edhe se e ka gjetur Likën drejtor të SHISH kur mori detyrën.
E kam gjetur Likën në zyrat e SHISH, në momentin kur mora drejtimin e këtij institucioni si drejtor të zbulimit, me një peshë të rëndësishme në këtë institucion. Nuk i kërkova largimin, u largua vetë. Më vonë mësova edhe faktin se ai kishte pasur një rol të dyshimtë në zgjedhjet e vitit 1996, thotë Klosi.