Prostitucioni, arrestohen dy homoseksualë
TIRANE- Dy persona kanë rënë në pranga, ndërsa një tjetër do të procedohet në gjendje të lirë.
Komisariati Nr.3 i policisë në kryeqytet njoftoi sot se me akuzën për ushtrim prostitucioni ka arrestuar dy homoseksualë, Vranakont Neçaj, 27 vjeç dhe Enea Brama, 26 vjeç, si dhe do të procedojë në gjendje të lirë një klient të tyre, Gjovalin Basha, 20 vjeç.
Arrestimi i tyre është bërë në rrugën, Bardhok Biba në Tiranë, ndërsa mësohet se këta shtetas ushtronin prostitucion mes njëri- tjetrit.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar paruke si dhe një shumë prej 80 mijë lekësh të vjetra. Paruket përdoreshin për tu maskuar, ndërsa paratë dyshohet se janë përfituar nga ushtrimi i prostitucionit. Policia e Tiranës vazhdon hetimet e mëtejshme.