Sequi bën të paditurin, por shenjat janë që statusi nuk do tna jepet
Edhe dy muaj na ndajnë nga muaji tetor, kur do të publikohet progres-raporti i BE-së mbi Shqipërinë e kur do të merret vesh nëse Brukseli do tna e japë, apo do tna e refuzojë sërish statusin e vendit kandidat. Por çmendohet në Bruksel? Do tna e japin këtë status? Në fakt, ky opinion është ende një mister. Me siguri, atje e kanë vendosur këtë gjë, por nga bunkeri Bruksel nuk ka asnjë rrjedhje informacioni. Ndërsa në Tiranë, ambasadori i BE-së, Sequi, sa herë që e pyesin mbi këtë çështje, bën të paditurin. Sikur ti marrësh të gjitha intervistat e tij, e ti lexosh me vëmendje, nuk do të gjendet asnjë rresht ku ai të ketë dekonspiruar atë që me shumë gjasa e di. Edhe në intervistën e gjatë të dhënë për Javën e sotme, Sequi i ka vënë tapë gojës.
Mendja ta thotë se kjo heshtje maskon vendimin që është marrë tanimë për tna e refuzuar statusin. Sikur të ish ndryshe, do jetonim në një klimë më optimiste.