Levizjet per ndryshimin e regjimeve pasqyrohen edhe ne lojrat elektronike

Rjetet popullore sociale te medias si Facebook dhe Twitter ishin pjese e dobishme ne organizimin e protestave jo te dhunshme qe cuan ne doreheqjen e presidentit egjyptian Hosni Mubarak muajin e kaluar. Disa njerez ne Egjipt dhe ne pjese te tjera te botes kane perdorur dhe aspekte te tjera te medias per tu njohur me ide se si te rrezohet nje diktator. Ne kete kuader perfshihet ndjekja e dokumentareve televizive per mosbindjen civile krijuar nga nje kompani private ne Uashington. Kjo kompani ka krijuar dhe lojra elektronike per menyren se si perdoren taktikat jo te dhunshme per te sjelle ndryshim.
Kompania televizive dhe e filmave The York - Zimmerman ne Washington ka prodhuar nje sere dokumentaresh mbi mosbindjen civile. Regjizori Steve York thote se ata jane paraqitur me filmat e tyre anembane botes dhe i kane perkthyer ata ne disa gjuhe perfshire arabishten.
Popujt i perdorin keto filma si pergatitje per levizjet e tyre jo te dhunshme ne betejat e tyre kunder diktatoreve ose regjimeve autoritare dhe shtypese.
Yorku thote se nje nga filmat me popullore eshte ai me titull Te rrezosh nje diktator. Ky film tregon strategjite jo te dhunshme qe jane perdorur kunder ish presidentit jugosllav Slobodan Miloshevic i cili dha doreheqjen mbasi kundershtoi rezultatin e zgjedhjeve ne vitin 2000. Ai me vone u arrestua dhe ndaj tij nisi nje gjykim per krime lufte ne Hage por ai vdiq perpara se procesi te perfundonte.
Ivan Marovic i cili eshte ne filmin e Yorkut ishte udheheqes i OTPOR levizja e pare jo e dhunshme ndaj Miloshevicit. Ai ishte student ne universitet kur organizoi demonstratat.
Kompania York- Zimerman e ndihmoi Marovicin qe te krijonte lojra elektronike- qe tregonin strategjte jo te dhushme qe ndihmojne ne rrezimin e qeverive shtypese. Loja me e kerkuar ishte Fuqia e popullit-Loja e rezistences civile. Kjo loje permban nje skenar sipas te cilit udheheqesit e nje levizjeje jo te dhunshme perdorin taktika si protestat e rruges grevat dhe bojkotin. Duke folur per Zerin e Amerikes me telefon nga Beogradi Marovic thote se njerezit qe luajne kete loje jane te rinj e te arsimuar.
Loja ju lejon juve qe te shihni kompleksitetin e nje beteje politike dhe te perqendron ne te gjitha nuancat dhe detajet e domosdoshme qe te drejtojne per te bere levizjen e duhur.
York thote se keto lojra elektronike jane te parat ne llojin e tyre.
shte e qarte per ne se njerezit qe jane te perfshire ne perpjekjet jo te dhunshme ne shume vende te botes thjesht nuk kane patur materialet qe mund ti ndihmonte ata qe te mesonin teknikate duhura.
Xhek Duvall presidenti i Qendres Nderkombetare te Konflikteve Jo te Dhunshme ne Uashington thote se lojrat kane nisur te perdoren edhe ne universitete.
Qindra studente te padiplomuara apo prane diplomimit ne shkencat politike apo sociologji e kane perfshire perdorimin e kesaj loje ne rezymete e tyre .
Loja Fuqia e popullit mund te shkarkohet nga interneti. Kushton 10 dollare por York thote se njerezit mund ta gjejne falas nese nuk kane mundesi ta blejne. Ai thote se kjo loje eshte shkarkuar ne disa vende.
Loja luhet ne Ameriken Latine Europen Lindore pjese te Azise Afrike dhe ne Lindjen e Mesme.
Fuqia e popullit eshte vetem ne gjuhen angleze. Por Yorku thote se se shpejti kjo loje do te perkthehet dhe ne gjuhet arabe farsi rusisht dhe spanjisht.