E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Kongresi ende pa marreveshje per shmangien e mbylljes se qeverise federale

Presidenti Barak Obama tha se nuk eshte arritur ende nje marreveshje per buxhetin federal per vitin fiskal 2011 megjithate partite politike i kane ngushtuar mospajtimet dhe do te vazhdojne punen ne perpjekje per te shmangur mbylljen e qeverise federale.

Presidenti i beri keto komente pas nje takimi ne Shtepine e Bardhe ne oret e vona te mbremjes me udheheqesit e te dy dhomave te Kongres.

Kam ende besim se nese jemi seriozisht te angazhuar per arritjen e nje marreveshjeje ne duhet te jemi ne gjendje ta arrijme ate dhe te votojme ne kohe per te shmangur mbylljen e qeverise. Megjithate palet e angazhuara duhet te kuptojne nevojen urgjente per te vepruar.

Udheheqesi i shumices demokrate ne Senat Harri Riid tha se perpjekjet per gjetjen e nje zgjidhjeje vazhdojne.

Ne patem nje takim te gjate me presidentin dhe arritem te zgjidhnim disa ceshtje dhe do te vazhdojme punen. Une dhe kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve do te takohemi ne mengjes per te analizuar perparimin e bere tha zoti Riid mbreme vone pas takimit.

Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve republikani John Boehner shprehu besimin se eshte bere nje fare perparimi.

Dua te perseris se nuk kemi arritur nje marreveshje as rreth shifrave dhe as rreth vijes politike. Megjithate ekziston deshira nga te dyja palet qe ta zgjidhim kete ceshtje sepse askush nuk do mbylljen e qeverise federale.

Nese nuk arrihet nje marreveshje qeveria nuk do te kete fondet e duhura per te funksionuar dhe si rezultat do te mbyllet neser ne mesnate.

Presidenti Obama ka paralajmeruar se mbyllja e qeverise do te demtonte ekonomine amerikane madje ai thote se demokratet kane bere kompromise dhe u kerkon republikaneve te bejne te njejten gje.

Republikanet nga ana e tyre thone se nuk deshirojne mbylljen e qeverise federale por ata argumentojne se duhet te behen shkurtime te ndjeshme te shpenzimeve me qellim qe te ulet deficiti i qeverise federale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›