E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli zyrtarizon Benitez në krye të stolit

Pas largimit të Maxarrit nga Napolit drejt Interit presidenti De Laurentis bëri të pamundurën që të nënshkruante me një trajner me eksperiencë që do të drejtonte ekipin në vitet e ardhshme. Pas shumë tentativash dhe diskutimesh me Benites ka ardhur përfundimisht zyrtarizimi i teknikut spanjoll në krye të nënkampionve të italisë. Trajneri spanjoll Rafa Benitez i cili drejton një gjysëm sezoni skuadrën e Chelsea-t është emruar zyrtarisht nga presidentit De Laurentis në krye të pankinës së Napolit.

Tekniku spanjoll arriti të udhëhiqte skedën e Chelsea-t drejt fitimit Europa Ligë dhe drejt kualifikimit për në Chempions Ligë sezonin e ardhshëm. Pikërisht këto arritje kanë bërë që presidenti i Napolit të shohë spanjollin si njeriun e duhur për të udhëhequr skuadrën drejt triumfeve.

De Laurentiis e ka komunikuar emrin e trajnerit të ri përmes profilit të tij në Tëitter ku ka theksuar se “Benitez është trajner me eksperiencë të madhe, një lider në arenën ndërkombtare. Ne kemi arritur një marrveshje me të për dy vitet e ardhshëm.”, ka shkruar De Laurentiis.

Ndërsa mësohet se ish tekniku i Bluve të londrës do të përfitojë një shumë prej 3.5 milion eurove në sezon. Me ardhjen e Benitez në skuadër pritet që shumë gjëra të ndryshojnë sidomos në merkato.

Edison Kavani është pranë largimit nga Napoli por skuadrës mund ti bashkohet një tjetër sulmues i madh siç është Fernado Torres. Dëshira e këtij të fundit për të punuar me trajnerin e tij të adhuruar mund të bëjë që mes Napolit dhe Chelsit të bëhen një sër shkëmbimesh. Presidenti De Laurentis dhe trajneri i ri Benitez janë të gatshëm të tu ofrojnë Londinezve bomberin Kavani për tu rrëmbyer atyre El Minjon dhe brazilianin Ramires.

Të dy këta lojtarë janë përzgjedhja e parë e trajnerit iberik që do të ulet në stolin e napoletanëve. Bashkë me këtë dyshe Benitez u ka kërkuar drejtuesve të skuadrës edhe mesfushorin argjentinas Maskerano një emer i njohur më parë nga trajneri spanjoll që kur ishte pjesë e Liverpulit. Por merkato e napoletanëve duket se nuk do të ndalet me kaq pasi në planet e stafit drejtues janë edhe emra të tillë si Deko dhe Suares dy sulmues këta që ndiqen nga pjesa më e madhe skuadrave të mëdha Europiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›