E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vullnet Basha, 4 orë në Tiranë, për efekt të dokumentacionit!

aaaaaGentian Alinani

Numri një i ekipit zviceran ofron çarterin e tij personal për mesfushorin i cili ka ardhur në Tiranë për të zgjidhur problemet me dokumentet

Vullnet Basha është emri i ri që do ti bashkohet kombëtares shqiptare për ndeshjen me Norvegjinë. Ashtu si vëllai i tij, Migjen Basha, edhe ai kishte probleme me dokumentacionin dhe duhet patjetër të vinte në Shqipëri shumë shpejt. Ai ka kërkuar kohën në dispozicion nga ana e klubit në një kohë që presidenti i ekipit në të cilin aktivizohet, Sionit të Zvicrës nuk ka nguruar ti ofrojë aij ndihmën e menjëhershme.

Kristian Kostantin i ka ofruar atij avionin personal për të ardhur në Tiranë dhe për të mbyllur sa më shpejt punë me letrat. Basha ka ardhur në kryeqytet dhe ka ndejtur për rreth katër orë për të përfunduar të gjitha punët dhe të zgjidhte problemet me dokumentacionin.

Ky gjest fantastik është për tu vlerësuar, teksa presidenti Kostanin ka treguar vyrtyte të larta me këtë veprim duke ndihmuar shqiptarin Basha për të qenë në dispozicionin e trajnerit De Biazi, për një nga ndeshjet më të rëndësishme të ekipit kuqezi. Vullnet Basha aktivizohet si mesfushor dhe është një lojtar shumë i rëndësishëm tek Sioni.

Ai ka arritur të tërheqë vëmendjen e trajnerit të kombëtares, falë ndeshjeve të tij të mira. Duke parë edhe mungesat e shumta që kombëtarja ka në mesfushë, atëherë trajneri De Biazi ka menduar ta grumbullojë menjëherë për këtë 90 minutësh delikat. Kështu, në mesin e fushës së kombëtares pritet të luajnë pse jo, edhe dy vëllezër që do të kenë edhe kundërshtar njëri-tjetrin për një fanellë titullari.

Kujtojmë se Sioni është ekip në Zvicër që përpara disa javësh drejtohej nga lojtari i Milanit Gatuzo. Ai u shkarkua për rezultate negative. Vullnet Basha do të grumbullohet për herë të parë me ekipin kombëtar, dhe përveç tij pritet të vijnë edhe disa lojtarë të tjerë, mes tyre edhe Ergys Kaçe, i cili pas një historie të gjatë vendosi më në fund të luajë me ngjyrat e Shqipërisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›