Lewinsky liber per lidhjen me Clinton

Monika Levinski do të shkruajë një libër kujtimesh për marrëdhënien e saj me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton. 14 vjet pas skandalit që përfshiu të gjithë kronikën botërore, Levinski, që tashmë është 39 vjeç, ka vendosur të rihapë dhe njëherë kapitullin “seksgejt”, dhe t’i japë shtypit të dhëna të vecante dhe shumë pikante të asaj ngjarjeje. Sipas miqve të Levinskit botuesit janë vënë në radhë për të marrë projektin, sa që Monika mund të arrijë të kërkojë një shifër prej 12 milion dollarësh për të rrëfyer të gjitha detajet pikante.
“Libri i saj mund të jetë oak në shunë se bhë hakmarrje, mund edhe ta vrasë atë” ka deklaruar një nga ata duke iu referruar ish-presidentit.
Libri do të përmbajë edhe letra dashurie që Kevinski i ka shkruar Klintonit, disa prej të cilave me detaje aq intime sa nuk janë dërguar. Por Monika nuk ndalet këtu. Sipas një miku të saj të cituar nga “Deili Meil”, me publikun do të ndaheb edhe detaje të tjera shumë intime dhe pikante. Sikur kjo tëo s mjaftonte, duket se Levinski do të flaës për herë të parë dhe për fëmijën, të cilin më pas e humbi, që duhej të kishte me një nëpunës të Pentagonit të quajtur Tomas. Monika po përgatitet të kthehet në syrin e ciklonit mediatik pasi në vitin 2005 ishte larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u transferuar në Britaninë e madhe ku punon si korrespondente për kanalin televiziv britanik “Fajv Njus”.