Obama reagoi ndaj komenteve të Romneyt

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka komentuar deklaratat e incizuara fshehtas të konkurrentit të tij republikan, Mitt Romney.
Në muajin maj, Romney iu tha mbështetësve të tij të pasur se 47 për qind e njerëzve do të votojnë për Obamën gjithsesi dhe se ata “besojnë se janë viktima.”
Romney ka shtuar se puna e tij është që “të mos shqetësohet për ata njerëz.”
Duke u paraqitur në një televizion amerikan, Obama tha se kushdo që dëshiron të jetë president duhet të “punojë për të gjithë, jo vetëm për disa.”
Edhe palestinezët kanë reaguar ndaj komenteve të Romneyt, të bëra në të njëjtën ngjarje për ngritje fondesh në maj, se ata “nuk kanë asnjë lloj interesi” për paqe me Izraelin.
Krye-negociatori palestinez, Saeb Erakat, i tha AFP-së se komentet nga Romney ishin “absolutisht të papranueshme”.