Sekretet ne shesh Wikileaks trazon boten

Ditet e ardhshme pritet te publikohen edhe rreth 30 mije mesazhe te tjera.
Publikimet po krijojne qe tani veshtiresi dhe turp ne komunikimin e lidereve boterore
Po dalin hollesi te tjera pas botimit te mijera copezave te mesazheve diplomatike amerikane nga faqja e internetit Wikileaks.
Dokumentet e publikuara nga Wikileaks permbajne gjithashtu vleresime jo shume te favorshme per udheheqes te ndryshem boterore. Ditet e ardhshme pritet te publikohen edhe rreth 30 mije mesazhe te tjera.
fare jane dokumentet e zbuluara
Ato mund te ndahen ne tre grupe kryesore. Nje kategori perfshin marredheniet midis vendeve. Njoftimi se Mbreti Abdullah i Arabise Saudite i ka bere thirrje Uashingtonit te shkaterroje instalimet berthamore te Iranit futet ne kete kategori. Ka gjithashtu korrespondence ku Izraeli u thote zyrtareve amerikane se eshte konsultuar me Egjiptin dhe Autoritetin Palestinez para inkursionit ne Gaza ne vitin 2008.
Disa nga mesazhet flasin per operacionet amerikane te spiunazhit ndaj zyrtareve te OKB-se. Ne nje grup tjeter futen referenca lidhur me qendrimin e Kines ndaj SHBA-se dhe ne vecanti nderhyrjet ne rrjetet e internetit.
Nje grup tjeter mesazhesh perfshin komente te pakujdesshme lidhur me udheheqes politike boterore. Per shembull presidenti afgan Hamid Karzai thuhet se eshte paranojak.
Dhe kancelarja gjermane Angela Markel pershkruhet si nje person qe shmang rreziqet dhe qe rralle here eshte krijuese. Rusia pershkruhet si praktikisht nje shtet mafioz. Nje diplomat amerikan ve ne dukje gjithashtu se koloneli Muammar Gaddafi i Libise gjithnje udheton i shoqeruar nga nje infermiere ndjellese ukrainase.
Analistet paralajmerojne se duhet pasur parasysh se keto jane mesazhe nga diplomatet qe shpesh raportojne ato qe thone njerezit e tjere pra ne nje fare mase tregohet se cfare thuhet e degjohet perreth. Por nga ana tjeter keto mesazhe vijne nga burime me shume autoritetet dhe ndonjehere ka edhe njoftime per takime zyrtare.
fare thote themeluesi i Wikileaks
Wikileaks eshte themeluar nga Julian Assange. Nuk dihet se ku eshte fshehur ai tashme. Te dielen permes nje deklarate ne video ne internet Assange mbrojti vendimin per publikimin e ketyre te dhenave.
Duke folur me nje grup gazetaresh arabe nepermjet nje lidhjeje videofonike ai vuri ne dukje nje ndryshim shqetesues te administrates se presidentit Obama drejt asaj qe ai e quajti nje regjim qe nuk beson ne lirine e shtypit. Zoti Assange kritikon Departamentin e Shtetit.
Ai Departamenti i Shtetit e kupton se ne jemi nje organizate e pergjegjshme keshtu qe po perpiqet ta beje sa me te veshtire qe te jete e mundur per ne qe te botojme gjera ne menyre te pergjegjshme me shpresen qe te na beje ne qe te mos botojme asgje sepse po te mos botosh gje do te thote te mos botosh abuzimet nga ajo organizate - thote zoti Assange.
Reagimet
Departamenti i Shtetit e ka denuar publikimin e mesazheve konfidenciale duke e quajtur veprim te papergjegjshem. Kongresmeni amerikan Peter King ka bere thirrje qe Wikileaks te shpallet si organizate terroriste. Sipas tij zbulimi i ketyre dokumenteve po ve ne rrezik jete amerikanesh.
Megjithate nje ish-zyrtar i Departamentit amerikan te Shtetit Aaron David Miller i tha BBC-se se nuk mendonte se mesazhet e publikuara do te ndikonin ne marredheniet e SHBA-se me aleatet e tyre. Asnje dokument nga Wikileak nuk do te ndryshoje thelbesisht apo diametralisht marredheniet qe SHBA ka me aleatet ne Lindjen e Mesme apo gjetke - thote ish-zyrtari amerikan.
Megjithate ketu ka zbulime te procesit diplomatik vezhgimeve nga ambasadoret te gjithe struktures se raportimit si dhe zbulime te bisedave konfidenciale me nje numer udheheqesish qe do te krijojne veshtiresi dhe turp - thote zoti Miller.
Ne nje reagim tjeter prokurori i pergjithshem i Australise Robert McClelland thote se do te hetoje per te pare nese keto dokumente perbejne shkelje te ligjit australian.
Publikimi i ketij informacioni mund te paragjykoje sigurine e njerezve te permendur ne dokumente dhe mund te jete ne fakt ne dem te interesave te sigurise kombetare te SHBA-ve dhe aleateve te tyre pershire Australine - thote zoti McClelland.
Disa te tjere mendojne se keto zbulime jane ne fakt faji i vete Uashingtonit. Ish-ambasadori amerikan ne Irak Christopher Hill thote se disa nga keto informacione as nuk duhet te ishin shkruar fare ne nje telegram diplomatik.
Duket nje budallallek i madh po te kihet parasysh fakti se te gjitha keto mesazhe jane dekonspiruar - thote zoti Hill. Duhet te them se si ambasador do te shmangia futjen e nje pjese te ketyre informacioneve ne nje mesazh te shkruar - thote ai. Kjo eshte shume demtuese dhe ne te vertete eshte plotesisht e papergjegjshme nga kushdo qe eshte perfshire.
Iraku tha se keto dokumente te zbuluara nuk ndihmojne aspak perkundrazi. Pakistani kritikoi shprehjen e shqetesimeve amerikane se uraniumi shume i pasuruar mund te perdoret per te ndertuar arme demtuese. Por nje zedhenes izraelit tha se vendi i tij kishte dale shume mire nga dokumentet.
KRYQZAT MBI WIKILEAKS
Deputeti republikan amerikan Peter Kings ka kerkuar qe ta kategorizojne Wikileaks-in si organizate te huaj terroriste. Wikileaksi po e fut ne grope edhe qeverine amerikane. Ajo po e cenon jeten e amerikaneve dhe jeten e atyre qe bashkepunojne me ne. Ky publikim i te dhenave mund te krahasohet me nje sulm terrorist - tha ashper kongresmeni.
PR FAR BHET FJAL
Dokumentet zbulojne mendime te shprehura nga zyrtare diplomatike amerikane per udheheqes dhe ngjarje te ndryshme boterore si dhe citojne diskutime te nivelit te larte me zyrtare te vendeve te ndryshme. Pese gazeta ne vende te ndryshme i kane botuar disa nga keto mesazhe. Botimi e fundit vleresohet si grupi me i madh i dokumenteve qe dalin ne publik.
RUSIA DHE TURQIA
Priten vecanerisht reagimet e Rusise dhe Turqise. Kryeministri turk Rexhep Taip Erdohan tha me zgjuarsi se faqja nuk eshte e besueshme por qendrimet do te mbahen me pas Le te shikojme se pari se cfare saktesisht fsheh WikiLeaks nen lekure. Tani per tani po presim te shikojme se cfare kane gjetur me vone do te bejme njoftimet e duhura - tha ai.
PROKURORIA E AUSTRALIS
Prokurori i Pergjithshem i Australise themeluesi i Wikileaks eshte shtetas Australian Robert McClelland tha Nxjerrja e ketij informacioni mund te demtoje sigurine e njerezve te cilet iu referohen dokumentet mund te demtoje interesat e sigurise kombetare te Shteteve te Bashkuara dhe aleateve te tyre. Australia do te mbeshtese cdo mase ligjore qe mund te merret.
SULMOHET FAQJA
Dje WikiLeaks u be objekt i nje sulmi elektronik por me pas u ribe e mundur te hyhej ne faqe. Shkarkimi i dokumenteve mund te kerkoje muaj te tere. Dokumentet perfshijne aktivitetet analizat dhe vleresimet e pacensuruara te diplomateve amerikane ne 300 ambasada konsullata dhe misione nderkombetare te cilat jane derguar ne Uashington nga viti 2004 deri ne 2010-en.
SHUM E RREZIKSHME
Shefi i organizates qytetare Judicial Watch kritike ndaj qeverise amerikane Tom Fitton ende pa i pare keto dokumente e kishte te qarte se me botimin e tyre do te hapet nje kapitull shume i rrezikshem.
Kjo eshte shume e rrezikshme. Botimi ne mase i ketyre informacioneve per mua paraqet nje sulm te drejtperdrejte ndaj Amerikes.
RRNIM KREDIBILITETI
Shefi i Shtabit te Shtatmadhorise se ushtrise amerikane Mike Mullen reagon ne te njejten menyre. Per televizionin CNN ai deklaroi se kjo mund te rrenoje kredibilitetin e autoriteteve amerikane. Nje informacion shume i vogel tani kombinohet me shume informacione te tjera dhe ne kete menyre i jepet nje domethenie tjeter.
JA TELEGRAMET DIPLOMATIKE Q KAN DAL DERI TANI DHE JAN BOTUAR N GAZETA PRFSHIR N GAZETAT GUARDIAN DHE NEW YORK TIMES
1
Disa udheheqes arabe i kane kerkuar SHBA-se qe te sulmojne Iranin. Duke iu referuar Iranit Mbreti Abdullah i Arabise Saudite njoftohet se u ka thene amerikaneve te prese koken e gjarprit.
2
Ne keto publikime te fundit te platformes Wikileaks ka edhe njoftime per nje operacion spiunazhi amerikan ndaj zyrtareve te OKB-se perfshire edhe vete Sekretarin e Pergjithshem Ban Ki Moon
3
Pritet qe te dalin informacione ku perfshihen kritika amerikane ndaj kryeministrit britanik David Cameron si edhe pretendimet qe kane te bejne me sjellje te pahijshme te nje anetari te Familjes mbreterore.
HUMBJE BESIMI T SHBA-VE
Publikimi ka ndeshur kryesisht ne refuzim. Ministri i Jashtem suedez Carl Bildt tha se prej zbulimeve eshte minuar roli i diplomacise ne parandalimin e konflikteve. Ministri i Jashtem irakian Hoshjar Sebari i pershkroi publikimet si te papershtatshme dhe jokonstruktive. Rusia dhe Turqia u shprehen te permbajtura. Fillimisht dokumentet duhet te shqyrtohen me kujdes u tha ne Moske dhe ne Ankara. Ne dokumentet e publikuar prej Wikileaks Erdogan dhe qeveria e tij konservatore vleresohen nga diplomate amerikane me skepticizem si aleate te pasigurte pasi po e cojne vendin drejt nje te ardhmeje islamiste. Ne dokumente behen pjeserisht vleresime negative mbi politikane nderkombetare. Ish-ambasadori amerikan ne Gjermani John Kornblum u shpreh ne televizionin gjerman se sheh ne fakt nje humbje te besimit per diplomacine amerikane por ai beson ne nje permiresim te shpejte. Ne platforma te ndryshme te internetit njoftohet edhe per shume dokumente sekrete qe kane te bejne me Shqiperine Kosoven Serbine dhe vendet tjera te Europes Juglindore.